Rreziku nga zjarret, Balla: Nis inspektimi për masat e mbrojtjes në çdo objekt

3 Janar 2024, 15:42Kronika TEMA
Rreziku nga zjarret, Balla: Nis inspektimi për masat e mbrojtjes në

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë me dije se ka udhëzuar që nga dita e nesërme dhe në vijim të nisë inspektimi në shkallë vendi i masave dhe mjeteve për rritjen dhe garantimin e sigurisë publike nga zjarri dhe shpëtimi.

Inspektimi do të zhvillohet në çdo objekt dhe do të shikohen sipas kritereve specifike sipas nivelit të rrezikut.

“Në ushtrim të kompetencave si Ministër i Brendshëm për orientimin e zbatimit të politikave të veprimtarisë së shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, kam udhëzuar sot një inspektim në shkallë vendi të masave dhe mjeteve për rritjen dhe garantimin e sigurisë publike nga zjarri dhe shpëtimi.

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin në Ministrinë e Brendshme, njësitë e MZSH-së në çdo bashki, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit dhe inspektoratet e mbrojtjes së territorit në çdo bashki janë udhëzuar sot të kontrollojnë prej nesër dhe në mënyrë periodike masat dhe mjetet e mbrojtjes nga zjarri në çdo objekt, me kritere specifike sipas nivelit të rrezikut”, shkruan Balla në rrjetet sociale. 

Lini një Përgjigje