Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

3 Janar 2024, 15:20Kronika TEMA
Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet

Një 31-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në qytetin e Durrësit në kuadër të operacionit “Sundimi i igjit”.

Ai ishte shpallur në kërkim për një vjedhje të kryer në muajin maj.

Sipas njoftimit të policisë, 31-vjeçari Saleo Rexhepi, ka vjedhur disa materiale prej hekuri, në një subjekt privat.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin Saleo Rexhepi, 31 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar me 3 muaj e 24 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, sepse në muajin maj të vitit 2023, ka vjedhur disa materiale prej hekuri, në një subjekt privat.

Materialet procedurale i kauan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. D
    Dursakja

    Kur shteti mori(vodhi) pronën e qytetarit (tokën) edhe qytetari mund t'i vjedhë qytetarit dhe mund ta quajë fare normale (sepse më parë këtë e bëri shteti me ligj 7501).

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje