10 milionë dollarë për ‘kokat’ e tre hacker-ëve iranianë që sulmuan Shqipërinë

15 Shtator 2022, 11:31Kronika TEMA

10 milionë dollarë për ‘kokat’ e tre hacker-ëve

Ata quhen Mansour Ahmad, Ahmad Khatibi e Amir Hossein Nikaiin dhe kushdo që jep informata të qenësishme për figurën e tyre, mund të shpërblehet deri me 10 milionë dollarë nga Departamenti amerikan i Thesarit.

Arsyeja? Janë të dyshuar si përgjegjës për sulmin kibernetik të ndërmarrë ndaj sistemit qeveritar më 15 korrik 2022, me urdhërues Shërbimet Sekrete iraniane MOIS, si edhe për sulmin e dy muajve më pas në Shqipëri, i cili u ndërmor ndaj sistemit TIMS.

Shqipëria, e ka mbajtur Teheranin përgjegjës për të dyja ngjarjet dhe për shkak të së parës, ka ndërprerë në mënyrë unilaterale raportet diplomatike mes vendeve, duke dëbuar diplomatët iranianë në Tiranë.

Nga të tre këta eksponentë, nuk rëndojnë vetëm akuza për aktet ndaj Shqipërisë, pasi këto janë thjesht të fundmet.

Amerikanët, dyshojnë se tre hacker-ët janë të përfshirë në sulme kibernetike të ndërmarra edhe në SHBA, kryesisht në sisteme lokale të Mississippi-t dhe Indiana-s.

Akuzat gjithsesi, nuk e përcaktojnë nëse të tre ata kanë punuar apo nën tutelën e Qeverisë iraniane, por në një raport të bashkëngjitur, bëhet me dije se ata janë të atashuar pranë Gardës Revolucionare Islamike, e cila është praktikisht një forcë iraniane në çështjen e sigurisë dhe inteligjencës.

Këtyre sanksioneve, u është bashkëngjitur edhe një masë direkte ndaj Ministrisë së Inteligjencës iraniane dhe ministrit përgjegjës për këtë dikaster, për shkak të sulmeve në Shqipëri.

Në rrugë të tjera nga inteligjenca amerikane ndërkohë, është bërë me dije se të tre, si Ahmadi, Khatibi dhe Nikaein, janë shtetas iranianë, të cilët janë të punësuar në kompani të mëdha teknologjike, të cilat operojnë në Iran.

Kjo gjithsesi, mendohet se është thjesht një detyrë kamufluese, për aktivitetin e tyre të vërtetë.

Pjesë e sanksioneve amerikane, janë bërë 10 persona dhe dy entitete, për rolet në kryerjen e akteve keqdashëse kibernetike, ku përfshihet edhe ai ndaj Shqipërisë.

Washingtoni, është zotuar se do të godasë Iranin fuqishëm për sulmet ndaj Shqipërisë dhe do të operojë së bashku me Tiranën për zhbërjen e çdo sulmi të mundshëm.

Vendimi për shpalljen e tre emrave në atë listë dhe dhënia e shpërblimit prej 10 milionë dollarësh për informacione, është qartazi në ndjekje të rrjedhës politike mbështetëse për Shqipërinë në këtë aspekt, duke qenë se dyshimet bien mbi përfshirjen e të tre hacker-ëve në sulmin ndaj Tiranës.

14 Komente

  1. H
    Hakeri shqiptar i basteve nje skraparlli dore e Ra

    Rama i “var në qafë” kumarxhiut Fidel Ylli hartimin e ligjit të basteve Nuk është rastësi, por skenar i Edi Ramës e trustit mafioz qeveritar të biznesit të bixhozit, që “flamurtar” i ri- hapjes së basteve e llotove doli Fidel Ylli, transportues i miliardave të piramidave me “kompetentin”, ndërtues pallatesh me Ramën në Bashki e qeveri, deputet i “Rilindjes” e Kryetar i Komitetit Olimpik, i katapultuar prej tij. Pas gjoja dëgjesës publike për bastet, bërë me xhambazët e federatave dhe 4 ministra; Edi Rama e ka vazhduar skenarin, duke caktuar sekserin “lavatriçe” Fidel Ylli, në krye të grupit për hartimin projekt- ligjit të basteve. Në grupin e punës, do jetë ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në rolin e “kukullës” si propozuese e projekt-ligjit, por dhe ministrja e Sipërmarrjes, Edona Bilali si përfaqësuese e qeverisë për bizneset. Pra, Rama i ka “varur në qafë” kumarxhiut Fidel Ylli, hartimin e ligjit të basteve, maskuar pas pozicionit si Kryetar i Komitetit Olimpik, kur ky ligj nuk lidhet me zhvillimin e sporteve, por me ri- fillimin e një biznesi që shfrytëzohet si përfitim nga bosët e bixhozit. Së pari, skrapalliu Fidel Ylli është një mësues fizkulture që është marrë me sport force si skraparlliu Ilir Metaj, i cili mund të kërkojë ligje të reja që i mbushin thasët e mundësojnë ndërtim kullash pa taksa e grabitje tokash bregdetare, por është “dru me pre” për legjislacionin. Së dyti, hartimin e ligjeve, nuk e bëjnë privatët që e kërkojnë si biznes, por ekspertët e qeverisë me profesorë të Jurisprudencës që kanë përvojë në hartim ligjesh të tilla specifike. Së treti, përse për hartimin e ligjit të basteve e llotove, duhet emëruar Fidel Ylli, kur Komiteti Olimpik nuk ka lidhje me këtë lloj biznesi, por nuk ka në strukturë as federatë lojërash bixhozi?! Kjo është thjeshtë një bandë, me përbërje vëllain e kryeministrit Rama, shefin e tij Gaz Demi pronar i ekipit “Partizani” dhe një grup trafikantësh me nga 3-4 emra, të cilët janë ndërtues kullash e resortesh të lidhur me  kupolën e pushtetit, por dhe me pronarët e ekipeve e federatave, që bëjnë trukime ndeshjesh e zhvatje përmes bastesh. Sipas informacionit që kemi, procedura e hartimit të projekt- ligjit për bastet e llotot, është një akt formal e fiktiv, mbasi drafti është bërë gati para takimit të kryeministrit Rama, dhe do paraqitet në qeveri, sikur gjoja është hartuar nga grupi i punës ”Fidel”, me asistencën e eksperteve e Ministrisë së Financave që ka në vartësi lojërat e bixhosit. Projekti “Fidel”, që në fakt është skenari Edi- Olsi e mafiozi Dajlan Avdiu i “APEX”, ka paracaktuar, që shteti të marrë prej biznesit të basteve vetëm 10% taksë të fitimit e jo të  ardhurave totale, ndërsa 90% do t’u lihen 3 grupeve që do t’i jepen licencat monopol të basteve. Është mashtrim edhe “përbetimi” i Edi Ramës, Fidel Yllit e gangsterëve të federatave, se 50% e të ardhurave që do sigurojnë bastet e llotot, do t’i marrë shteti e do t’i  financojë për ekipet e mjediset sportive në shkolla, për rikonstruksion e ndërtim fushash të reja futbolli etj. Në fakt do përsëritet i njëjti marifet mashtrimi fiskal, duke dhënë “thërrime” për arkën e shtetit, siç ishte deri më 31 dhjetor 2018 kur bastet u mbyllën, madje përsëri nga i njëjti kryeministër e të njëjtët mafiozë të lidhur me të./Pamfleti

    1. A
      Alban

      Nga emrat edhe nga pamja duken si muslimanet tone

      1. A
        Arbërori

        Alban Nga emrat mbase, sepse një pjesë e mirë e shqiptarëve kanë emra myslimanë, kurse nga surrati ngjajnë fiks si greke.

      2. B
        BieriFort

        Te PS jane keta se si Ramuti Pa Rruar jane.

        1. v
          vlora.vlora

          Se kuptoj se perse vendet e natos nuk marin nje sulm masiv kibernetik kunder iranit,,,,,eshte thjesht lufte me morfi tjeter, goditet nje vend pergjigjja duhet te jete nga te gjithe ,apo hajde shqiperia

          1. F
            Fido Dido

            Ata hapën një derë të lënë hapur dhe kur hynë brenda panë veten në një pasqyrë murale jo të fragmentuar në shumë fish por një prizëm prespektif kaleidoskopik e nga habia !'u ra djathi nga sqepi korobacëve .

          2. N
            Nuk del hesapi

            Ata quhen Mansour Ahmad, Ahmad Khatibi e Amir Hossein Nikaiin dhe kushdo që jep informata të qenësishme për figurën e tyre, mund të shpërblehet deri me 10 milionë dollarë nga Departamenti amerikan i Thesarit...................................................................................................................................... Tre emra, kater fotografi........

            1. S
              Sazexhiu me poture osmane

              Njeri eshte Olsi Sazexhiu i maskuar

              1. S
                Shkodrani

                Mua me duken katër koka. Pse tre? Apo duhet t'a gjeje lexuesi kush nga të katërt është i tepërt aty...përveç Mansurit, Ahmetit dhe Amirit, i katërti çfarë është? Pjatalarës, kuzhinier, hamall. Dhe mbi të gjitha, cili nga të katërt është personazhi i panjohur?

                1. D
                  Durrsaku

                  Jo shoku esht gazetari

                2. S
                  Shkodrani

                  Mua me duken katër koka. Pse tre? Apo duhet t'a gjeje lexuesi kush nga të katërt është i tepërt aty...përveç Mansurit, Ahmetit dhe Amirit, i katërti çfarë është? Pjatalarës, kuzhinier, hamall. Dhe mbi të gjitha, cili nga të katërt është personazhi i panjohur?

                  1. j
                    jam grekqiri gabel

                    Nga surrati duken si birazerët tanë grekë..

                    1. Z
                      Zeq

                      Krenari te jemi vllezer me keta qe perveç fes kultures mentalitetit emrave mbiemrave dhe pamjes, provokojme mashtrojme rrenojme si keta.

                      1. K
                        Kristofor Kolombi

                        Tani po. Me dhjet milion dollare, do ti zbulojme patjeter. Sozite e tyre i ke ne Shqiperi, se ashtu me ngjajne. Le te vijne ketu, se shqiptaret po ikin. Vetem gjuha na ndan, se surreterit jane njesoj.

                        Lini një Përgjigje