
Servet Bytyçi, vëllai i Shahe Lika që u gjet e vdekur në banesën e saj në Kamëz disa javë më parë, hedh dyshime se pas kësaj ngjarjeje të rëndë qëndron bashkëshorti i saj, Shefqet Lika. Ky i fundit është lënë në arrest me burg për shkak se nuk ka raportuar vetëvrasjen e saj.
Por siç thotë i vëllai për mediat, motra e tij nuk është vetëvrarë. Serveti shprehet se në trupin e saj janë gjetur shenja dhune, të cilat janë mbuluar me grim. “Motrës time i është bërë grim në fytyrë. Aty është gjetur çanta e prerë, një palë çorape.
Ajo ka dashur me ikur, në këtë moment çanta është gjetur e prerë, thonjtë të kujt janë në dorën e motrës time. Pse autopsia, ka gjetur sikur është vetëvrarë, kemi pasur informacion nga autopsia se është dhunuar dhe nuk është përmendur kund. Janë zhdukur rrobat e motrës time, janë zhdukur provat materiale.
Është një skenar i parapërgatitur. Prona e shtëpisë pse është kaluar në emër të nënës që është në prag të vdekjes.”, tha ai.
Kanuni therret!