
Një operacion antidrogë është ekzekutuar ditën e djeshme në Santa Gretrudis të Ibizas nga autoritetet vendase, ku si rezultat janë vënë në pranga disa persona, mes tyre edhe një shtetas shqiptar.
Ky i fundit u kap në flagrancë brenda në shtëpi bashkë me partmeren e tij, ku iu gjetën 50 mijë euro, dy ora luksoze dhe një makinë tip Mercedes me vlerë mbi 300 mijë euro.
Periodico de Ibiza dhe Formentera raporton se operacioni është finalizuar gjatë së martës me rreth një duzinë arrestimesh. Bilanci i rezultateve edhe sekuestrimi i mijëra eurove cash, sasive të ndryshme lëndësh narkotike, automjete të shtrenjta dhe ora me vlerë.
Media spanjolle raporton më tej se aksionet dhe kontrollet në banesa, qendra tregtare e lokale kanë zgjatur për disa orë, nga ku shumica e të arrestuarëve ishin nga Shqipëria.
Lini një Përgjigje