"Nuk telefonoj dot", Mul Noka i shqetësuar për Ervis Martinajn. Naço tallet me të: Nëse ke informacione thuaji, ndihmoje shtetin

13 Shtator 2022, 15:39Kronika TEMA

"Nuk telefonoj dot", Mul Noka i shqetësuar për Ervis

Deputeti i PD-së, Flamur Noka është shprehur i shqetësuar për fatin e Ervis Martinajt. Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Noka ka kërkuar që policia të dalë me një version.

“Qeveria të negociojë dhe të sjellë marrëveshjen për ekstradimin me Emiratet e Bashkuara Arabe. Është urgjente. Me telefon apo mjete të tjera komandohet gjithë struktura e krimit të organizuar nga atje.

Nga policia nuk jepet asnjë version, a është zhdukur, a është gjallë. Të ndodhë një situatë e tillë dhe shteti ngre duart përpjetë, nuk di asgjë, të vriten njerëzit dhe nuk zbulohet asgjë, kjo ndodh vetëm në Shqipëri”, është shprehur Noka.

E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigjja e kreut të Komisionit, Nasip Naço, i cili i ka thënë Nokës se nëse ka informacion për persona në kërkim që janë edhe në Dubai, t’u drejtohet institucioneve përkatëse, të ndihmojë shtetin.

“A e dini ju që qytetarët sot nuk guxojnë të bëjnë një telefonatë në polici, se pa e mbyllur telefonin u shkojnë në shtëpi. Dhe unë kam frikë t’ju bëj telefon se mos dekonspirohet.

A ka informacion qeveria, unë bëra një pyetje. Ervis Martinaj, a ka informacion? Sepse qarkullojnë shumë lloje thashethemesh. 

Nuk bëhet fjalë që të ruajë jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Të paktën të kemi informacion çfarë ndodh. Këtu po hyn derri dhe dosa dhe shteti s’di gjë”, ka thënë Noka.

2 Komente

  1. G
    Grey

    Muli Po tallen me ty! Nuk te vleresojne sa duhet ose te konsiderojne spiun! Prandaj...

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mahmud

      Muli e di qe Ervis Martinaj me 10 gusht udhetoi nga Italia ne Dubai...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje