
SPAK ka mbyllur hetimet për Festim Bizhdilin, kopshtarin e resorit “Golden” dhe për Olsi Turjanin, të cilët akuzohen për zhdukjen e Jan Prengës.
SPAK kërkon burgim të përjetshëm për kopshtarin Festim Bizhdili, ndërsa për Olsi Turjan kërkon dënim me 3 vite burg.
Të pandehurit kanë kërkuar pafajësi në sallën e gjyqit, ndërsa trupa gjykuese e GJKKO është tërhequr për vendim. Mësohet se vendimi do të shpallet me datë 29 shtator nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Kujtojmë se Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020, dhe prej më shumë se dy vite trupi i tij nuk është gjetur.
Kompleksi 'Golden' në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, ndërsa policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ku sot në burg ka mbetur vetëm Festim Bexhdili.
Cfare ironie. Pra nese nje band heq qafe dike burgun do e bej dikush dhe ky do jet ose kapeshtari ose pastrusja ose roja ose me fakiri. Dikush duhet te denohet per krimin qe drejtesia te thote sukses ne fund.
Kopshtarin burg të përjetshem ! Tjerët të pafajshëm ? Ca ishte ky kopshtari serial killer??