Sulmet kibernetike nga Irani, Peleshi: Asnjë sistem i ushtrisë shqiptare nuk u prek! Projekt 24 mln dollarë me SHBA për mbrojtje më të madhe

14 Shtator 2022, 13:05Kronika TEMA

Sulmet kibernetike nga Irani, Peleshi: Asnjë sistem i ushtrisë

Shqipëria ra pre e dy sulmeve të njëpasnjëshme kibernetike. Nga sulmi i parë i 15 korrikut u hakuan faqet online të qeverisë dhe platforma online e-Albania. ndërsa më 9 shtator pre e sulmit ra sistemi TIM në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë.

Pas sulmve qëndronte Irani me të cilin Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet dipolmatike.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë bëri me dije se po punojnë për një projekt 24 mln dollarë për të rritur mbrojtjen kibernetike. Gjithashtu ai deklaroi se nuk ka vend për panik pasi vendi ynë, si vend anëtar në NATO është i pacenueshëm.

“Sistemet tona kibernetike ushtarake nuk janë prekur në asnjë sulm. Janë autonome dhe më të mbrojtura. Sa i përket planeve dhe projekteve për mbrojtje më të madhe jemi në zbatim të një projekti shumë të madh me vlerë 24 mln dollarë që synon ngritjen e departamentit të sigurisë kibernetike ushtarake, do të trajnohet edhe personeli.

Po ecim paralel, me infrastrukturën, hardëare, softëare por edhe kapacitetet njerëzore. Do të ofrojmë edhe paga më të mira sesa tregu privat për disa profesione shumë të kërkuara”, tha ministri i cili nënvizioi se shumë pranë Shqipërisë në këtë luftë janë aleatë e NATO dhe në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

 

6 Komente

  1. t
    te lumte z.mb .

    sa ushkar dhe sa kallasha benemi te tere ne mo zoti minister ? na nxe cadra te tere brenda . a po ci qi t'emen ,na mbron Nato ne . he he he heee .po ministrine c'e duam mo he he he he

    1. C
      Cna ka gjete

      Kush e ka ne liste ushtrine Shqipetare o peleshi o pepambuku. Minister mbrojtje shef shtabi pa ushtri,sa per te mare rrogen dhe ulesh ne takime me ministra qe kane miliona ushtare.

      1. v
        vlora.vlora

        O Pelesh o tope ,kur e ha njehere llozin ,fillon te pelqen dhe do e hash prape ,tani problemi eshte kur do ju leshojne ndonje rakete droni mu te parlamenti t ju shuajne njehere e mire ,,,pastaj mbase vini mend dhe blini disa gjera per ushtrine qe e keni katandisur si syte tuaj

        1. P
          Pensionisti i Porcelanit

          O bukurosh, nuk bie rrufeja ne hale, thote populli, per cfare duhet nje sulm ne germadhat e ushtrise se Enver Hoxhes se vdekur?!

          1. T
            Tiku

            Po ca do i prekej ushrise tone. Ne nuk kemi asnje sistem ushtarak pervec faqes se internetit te ministrise se mbrojtjes.

            1. a
              arrifi

              O Gjeke po ku ka sisteme ushtria Shqiptare o Kastravec.Ajo nuk ka ushtare do kete sisteme. Car sistemi ke ti S400 apo Patriot.

              Lini një Përgjigje