"Agjenti Lami hesht", kush po mbahet në vëzhgim për zhdukjen e Ervis Martinajt

15 Shtator 2022, 10:04Kronika TEMA

"Agjenti Lami hesht", kush po mbahet në vëzhgim për

Gazetari Xhevahir Zhabina tregoi detaje nga dosja hetimore për Ervis Martinajn.

Në një intervistë me gazetaren Esmeralda Mulaj, Zhabina tha se Prokuroria e Kurbinit është fokusuar tek dëshmitë e familjarëve dhe ka nën vëzhgim të afërmit dhe miqtë e të shumëkërkuarit.

“Nga verifikimet rezulton se Ervis Martinaj të ketë lëvizur drejt Kosovës, Spanjës, Austrisë dhe disa vendeve të tjera. Prokuroria e Kurbinit është fokusuar tek familjarët. U është marrë një dëshmi por do u merren sërish. Ka edhe të afërm të Ervis Martinajt që po vëzhgohen dhe shoqëria e tij”, u shpreh gazetari.

Ai tha më tej se agjenti Jeton Lami, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Martinajt, ka vendosur të heshtë.

“Jeton Lami ka vendosur të heshtë. Ai nuk ka ndërmend që të flasë, e ka vendosur. Lami ka kërkuar edhe një masë më lehtë sigurisë. Nuk mendoj që jeton Lami do të jetë një bashkëpunëtor i drejtësisë”, u shpreh ai.

2 Komente

  1. Roberto

    O gazetari Zhabina apo Zhaba kaq idioter jeni apo beni vete si te tille. Edhe sikur te jete e vertete se kush mbahet nen kontroll ti mor loqe nuk duhet ta thuash edhe pse kjo gje mund te dihet. Ti tani po tregon se ke zbuluar thesarin???? Behuni njerez o gazetare. Ju me konkluzionet tuaja ndihmoni te tjeret bile dhe krimin kur jepni detaje apo investigime poshte e lart. Nuk dini te punoni ne heshtje apo i jepni ndonje mesazh familjarve,te afermve apo shokeve te Ervis Martinajt??? Te njejten gje ben dhe Artan Hoxha bashke me Klodjana Lalen. Dalin dhe na shpjegojne ne se ku eshte filani,ku fshihet,cilin ka shok apo ku di une. Keta gazetare le te shkojne te denoncojne ne prokurori dhe ti japin atje deshmite e tyre qe mos i degjoje njeri. Ndoshta e kam gabim por mua keshtu me duket sikur keta paralajmerojne kriminelet per hapat qe merr policia apo prokuroria. Ne keto raste duhet heshtje per mos dhene asnje informacion.

    1. P
      Pjero

      Gazetare amatore jane si Hoxha dhe Lalja e mban veten shume lart , po mbushin xhepat e tyre me me lajme te rreme .

      Lini një Përgjigje