17 vjeç tentuan ta shfrytëzonin si prostitutë në Itali, Matilda Dautaj: U dashurova me shpëtimtarin tim, ai u arrestua për vrasje

24 Shkurt 2023, 18:47Kronika TEMA

17 vjeç tentuan ta shfrytëzonin si prostitutë në Itali,

Matilda Dautaj është një nga personazhet e njohur në Tik Tok për videot e saj plot humor. E ftuar këtë pasdite në “Rudina”, ajo tregon se pas buzëqeshjes, komenteve të çiltra dhe pa filtra në rrjetet sociale fshihet një histori  e vështirë jete. 

Në moshën 17-vjeçare Matilda mori iniciativën për të ikur në Itali për një të ardhme më të mirë, por atje u përball me tentativat për ta hedhur në rrugën e prostitucionit dhe pas një morie ngjarjesh të tjera, qëndroi e burgosur për 2 vjet.

Matilda Dautaj: Nuk jam e vetmja dhe nuk më vjen aspak turp ta them, u mora me dëshirë, jo me dhunë që do shkoja në Itali do punonim.

Rudina Magjistari: Pra le të themi nuk ke emigruar me familjen, je nisur vetëm me dëshirën për të shkuar në Itali për të punuar?

Matilda Dautaj: Po, me dikë tjetër.

Rudina Magjistari: Me dikë tjetër që ndoshta në atë kohë ka qenë një mik i juaji, shok i juaji, gjithçka e tillë?

Matilda Dautaj: U lidh një shoqja ime me të dhe me atë u rrëmbeva dhe unë.

Rudina Magjistari: I besove atij personi i cili mori përsipër të të çonte në Itali për të nisur një punë dhe një jetë atje apo jo?

Matilda Dautaj: Po. Atje gjeta komplet një realitet tjetër ku tentuan të më çonin në rrugë. Historia ime është bërë shumë e madhe në Padova sepse gazetarët e çdo gjë, unë u mbrojta nga shteti italian sepse denoncova. Mua më është prerë gërsheti, kam pasur një gërshet shumë të gjatë, që t’i nënshtrohesha asaj pune, por më shpëtoi dikush, një mik i këtij zotërisë e mbajti, e ndaloi dhe unë shpëtova, shpëtova dhe 3 vajza të tjera që ishin 13, 14 dhe 16 kurse unë 17. 

Të katërta na mori shteti italian na futi në institut, na mbrojtën derisa unë nga ai institut u largova sepse ky djali që më shpëtoi automatikisht unë e dashurova dhe kam ikur, kam jetuar me të, më ka mbajtur si një mbretëreshë të vërtetë. Kur e mendoj që isha një vajzë e pambrojtur, 17 vjeçe por me një forcë shumë të madhe brenda vetes, nuk dija as gjuhën, as rrugët, asnjë gjë dhe ta mendosh që si sot edhe në koëhra të tjera një i pambrojtur ka qenë gjithmonë i shkelur, kurse ai më mbrojti, më shpëtoi dhe e falenderoj.  Kemi kaluar një vit e gjysmë shumë të bukur, por pastaj ai për problemet e tij, hallet e tij bëri një vrasje, u arrestua dhe pas pak edhe unë sepse isha e dashura e tij.

Rudina Magjistari: Edhe ti?

Matilda Dautaj: Si ndihmëse e vrasjes, por derisa doli e vërteta, sërish aty ai me pranga të lidhura në duar, u ngrit në këmbë dhe tha “e kam bërë unë”, tha të vërtetën unë thjesht isha e dashura e tij por s’kisha lidhje me punët e tij. Sado që ai bërtiti fort “nuk ka faj Matilda dhe e kam bërë unë,  vetëm unë do ta paguaj”, derisa u gjendën provat dhe derisa unë pata mbështetje nga familja ime që të kisha një avokat, bëra plot 2 vjet.

12 Komente

  1. j
    jete te lumtur shqiptares nga Vlora

    No Coment...

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arben

      Dmth ne Shqiperi marrin neper emisione njerez qe nxjerin video ne TikTok sikur jane figura te medha qe ndihmojne popullin Shqiptar? Hajde vend hajde!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gole

        Nga tutori te vrasësi! Sa fatkeqe....

        Përgjigjjuni
        1. A
          Adi

          pun kurvash

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taulant

            Shqipetaret vetem vjedhin, shajne dhe vrasin. Pse jemi kaq te keqinje? A ka ndonj komb tjeter ne kete bote si ne?

            Përgjigjjuni
            1. R
              Realisti 1

              Te rrofte Tik Tuku. Jete qensh. Shpresoj te kesh mesuar nga ajo eksperience

              Përgjigjjuni
              1. .
                ...

                Ne amerike ky tipi do kalbej ne burg per marredhenie me minorene dhe perdofili si dhe futej ne rregjistrin kombetar

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Moisi Golemi

                  Blah. Surrat-kalë, krijesë e shëmtuar fizikisht e shpirtërisht. Me këto monstra na edukojnë brezin e ri.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqiptari

                    Histori kurvash te trishta.Modele perfekt per adoleshentet dhe te rejat qe vijie nga zonat rurale dhe kerkojne suksesin sipas modeles.Ok

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pse

                      I thote trafikantit “zoteria” E rrezikshme kjo femra. Ishalla te jete futur ne rruge te drejte por s ‘ ka garanci per kete. Ca gjera jane ne ADN

                      Përgjigjjuni
                      1. g
                        gurveleshja

                        Ke qejf ta vë Majën moj shoqe? Këngëtaren them...

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          SPARTAK

                          ja nxorri ujin tik tokut kjo.i here isha ne aeroport ne venezia..per te ardhe m tirone...vjet n gusht...kjo aty....me cellularin mo...sic dukej po i jepte pergjigje nai komenti...se po shate me non e bab....t gjith robt tu kthy koken...m vje keq ca i ka ndodh...po ne kshu...te kalosh diten me cell....kto femnat shqiptare paskan vdek per tik tok...a kines a kines cna bone me ket tik tokun.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje