
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 36-vjeçarit Elson Kalaveri në Pista të Italisë. Mediat vendase raportojnë se më 18 gusht, shqiptari u qëllua me 15 plumba nga 3 persona.
Viktima ishte pasagjer në një makinë në momentin që u sulmua me armë zjarri. Ai ishte i ulur në vendin e pasagjerit në Mercedesin që drejtohej nga një tjetër shqiptar.
Autorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk ka asnjë informacon rreth tyre.
Elson Kalaveri, banues në ‘Colle Val d’Elsa’ kishte një histori shfrytëzimi prostitucioni dhe ka dyshime se ishte përfshirë në një vrasje në Shqipëri.
Pistat ku po heton policia janë larje hesapesh në botën e krimit
Nuk përjashtohet as mundësia që të jetë një vrasje të planifikuar me pagesë.
Lini një Përgjigje