Si u "tradhtua" nga biseda me familjarët bashkëpunëtori i Dumanit, Policia i gjeti vendodhjen nga valët e telefonit

20 Gusht 2022, 10:30Kronika TEMA

Si u "tradhtua" nga biseda me familjarët bashkëpunëtori

Janë zbardhur detajet se si ra në prangat e Policisë së Durrësit 49-vjeçari Agmi Gjini i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë", pasi nuk arrit të kapej dot në aksionin e parë më 19 Maj. Ai dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor i Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit në disa ngjarje kriminale.

Burime bëjnë me dije se Agim Gjini është “tradhtuar” nga telefonatat me të afërmit e tij, me të cilët komunikonte.

Edhe pse ai fliste me kode me të afërmit dhe s’u tregonte atyre vendndodhjen, Policia ka mundur ta zbulojë vendin ku fshihej nëpërmjet valëve telefonike. Ai është zënë në befasi dhe është arrestuar nga skuadra operacionale.

GJKKO i ka caktuar Gjinit masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhune” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Agim Gjini ka qenë i përfshirë në një grabitje me armë në vitin 2013 së bashku me Nuredin Dumanin dhe Talo Çelën dhe këtë episod e ka rrëfyer vetë Dumani.

Ky i fundit ka deklaruar para prokurorëve të SPAK se Dorjan Shkoza u kishte dhënë informacion se një person, i identifikuar si Astrit Ademi, mbante shumë para në makinë.

Në dëshminë e tij, Dumani tregon se ai, Talo Çela, Agim Gjini dhe një tjetër person kanë thyer xhamin e makinës, kanë marrë rreth 20 mijë euro dhe janë larguar. Ndërsa makinat që vidhnin në atë kohë i linin te garazhi i Agim Gjinit.

Lini një Përgjigje