
Një shqiptar në Angli, Agim Agaj 53 vjeç është ndaluar nga policia dhe u mbajt në paraburgim për 15 orë pasi i gjetën çaj mali në fugonin e tij.
Oficerët anglezë mendonin se shqiptari po transportonte kanabis dhe e prangosën.
Për median "The Sun", Agimi shprehet: "Ishin dy policë. Një hapi derën e fugonit dhe pa se kisha një enë plastike dhe i tha policit tjetër se unë kam kanabis. I thashë që nuk është drogë, por çaj mali. Nuk më dëgjuan dhe më arrestuan.
Çaji nuk duket aspak si kanabis dhe nuk e ka erën si të saj. Edhe një fëmijë mund të bëjë dallimin mes çajit dhe kanabisit".
Agimi u mbajt në një qeli të shtunën mbrëma në Weymouth, Dorset, dhe u mor në pyetje të nesërmen para se të lirohej sepse nuk kishte prova.
Ai tregon se oficerët kontrolluan shtëpinë e tij dhe shtëpinë e një shoku. Agimi, i cili pi çdo ditë çajin tradicional shqiptar, tha se nuk e dinte pse e ndaluan dhe shtoi: "Nuk jam arrestuar kurrë. Ishte e frikshme".
Policia e Dorset tha: "U krye një kontroll i automjetit dhe u raportua se u gjet një enë plastike me disa bimë dhe oficerët menduan se ishte drogë. Pas hetimeve të mëtejshme u konfirmua se lënda që u gjet nuk ishte drogë ilegale dhe burri u lirua pa asnjë akuzë".
Ku e di Polici diferencen midis bimeve. Shumica e Policeve jane dru me pre, me hajvaner nuk i ben nena. Policia qe duan. natyrisht.
Policet angleze jane per te ardhur keq se bashku me sivellezerit amerikane. Vetem neper filma jane te zotë
Ku i njohin britaniket bimet kurative qe rriten ne Shqiperi. Ne me perpara tregtoninim ne gjithe europen bime medicinale. Europa njeh vec drogen dhe pislleqet.
Ja keni fut pordhes ,anglezet e njohin drogen para nesh ,ne akoma s kishem dale nga komunizmi ,dhe e dyta ,ata e bejne ne shkolle te policise dhe njihen me te gjitha drogerat ,fakti qe kane bere dhe kontroll ne shtepine e shokut ,o njeri o tjetri meren me mall ,keshtu qe s do mend qe anglezeve u vin inat se po ju marin tregun e droges dhe leket ,
Maskarejt ,nuk eshte droge ilegale. shif pergjigjen pastaj merre vesh
Ky Agimi mos të tentojë në të ardhmen të paraqes kandidaturën për kryebashkiak,se ja e pranon,bile edhe gazetat shkruajnë se është burgosur në Angli.
Po pse policia duhet te besoje transportuesin qe nuk eshte droge?Kane kryer proceduren rutine.Nuk e kuptoj se ku ka gabuar policia Britanike ne kete rast, qe kerkohet te nxirret diskriminim. Ku eshte shkelja e ligjit. Nuk jemi ne shqiptarer fodulle kur ndalon policia.Cfare do te bente polica shqiptare apo e nje vendi tjeter ne nje rast te tille? Jane bere verifikimet e eshte lene i lire.
O Ciceron ai i soçmi ,se i pari ishte i zgjuar.Mesa duket policët janë shabllon si barcaleta që qarkullonte shumë vite më parë.Dy polic p bënin shërbimin e natës.Pasi mbaruan bisedat i thotë njëri : po mujte me gjet sa cigare kam në paket do t'i fal të dhjetat.Tjetri mendohet pak dhe i thotë.Ke tetë cigare.Nuk egjete. Edhe këta policët britanik nuk njësojë janë që nuk dallojnë dot hashashin nga çaji.
Mirë qè të ndodhi në Angli ! Të të kishte ndodhur në Shkodër i bëje 10 vite burg. Po të të kishin zënë me çaj mali menjëherë të shpallnin fajtor për kanabis. Ndryshon puna kur ë zënë me kanabis. Menjëherë prokurori e gjyqtari e shpallin çaj mali e je i pafajshëm.
Tregon qe: 1. Polici anglez po ben detyren 2. Me shqiptaret duhet dyshuar vertet 3. Merrni Ramen e Barromin edhe Dhallen dhe boni shtet…lol
Me mire syri se sa Nami.
Djali 10 vjeçar i thote babait te vet shef komisariati: O ba, sa budallenj kta policet e tu. Pse, e pyeti babai. Po ja, une u thashe: po e gjetet sa bajame kam ne grusht, merini te katerta. Njeri thoshte ke 3 kokrra, tjetri, 2, e me radhe, asnji se kuptonte. Babai, pasi u mendua nje cope here e pyeti me ze te ulet: Po ti, ne fakt sa kishe?
HUDHI NE GJYQ SA ME SHPEJT!
Nuk ka lidhje me canabis kjo. Shih si e mban cajin ne dore si rob i qut shume. Si cdo shqiptar qe e ka zakonin e lindur me e shkel ligjin. Cdo produkt ushqimor i futur ne menyre te paligjshme sekuestrohet, analizohet dhe mund te shkaterrohet.
Kur ke t’besh me shqipo, sikur trendafile te kishte ky s‘do i besonin, me plote te drejte, as un s‘do i besoja pa testuar mire e mire. Qa s‘ben shqiptari per at ka ngelur kjo fjala tek ne besnik benu po kujt mos i beso, qe te mos zhgenjehesh.