Qytetarja denoncon live në Report TV gjoben qe i vuri faqja JOQ: Më kërkuan lekë
Merita Nexhipi është një qytetare e cila ka rënë pre e gjobëvënies dhe mashtrimit nga faqja Jeta Osh Qejf. Nexhipi denoncoi live në një emision, se si portali JOQ i ka kërkuar para për publikimin e rastit të zhdukjes së vajzës së saj, por që pasi ka marrë paratë, nuk e ka bërë një gjë të tillë.
JOQ, i ka kërkuar 300 euro dhe e ka mashtruar duke i thënë se e ka gjetur vajzën, kur në fakt kjo nuk ishte e vërtetë.
Biseda në emision:
Gazetarja: Unë jam shumë mirë e informuar që ti je mashtruar nga një faqe online në Shqipëri, e cila publikon fotot e të humburve dhe të ka kërkuar një sasi parash dhe mbi të gjitha ka luajtur edhe me emrin e emisionit. Jam irrituar teksa në fundjavë e kam mësuar këtë lajm. Mund të ma tregosh dhe ta bëjmë publike? Këta njerëz duhen denoncuar.
Qytetarja: Po, patjetër. Unë po e ngre zërin për këtë gjë, sepse ne jemi në një gjendje shume të vështirë emocionale dhe nuk mundem…
Odeta Dume: Ju ka kërkuar para dhe ju ka thënë që do shkoni edhe tek emisioni. Mund të ma bësh publike të lutem?
Qytetarja: Më dha një faqe dhe unë aplikova dhe i kërkova ndihmë
Gazetarja: Si quhet kjo faqe të lutem?
Qytetarja: Jeta është qejf.
Gazetarja: Kjo faqe të kërkoi para dhe sa para të ka kërkuar?
Qytetarja: Më tha: Në qoftë se doni të bëni publike kërkesën tuaj, duhet patjetër të më dërgoni 100 euro për të hapur dosjen. I thashë, ok pa problem fare. Unë t’i dërgoj. Shkova ia dërgova me MoneyGram dhe nuk shkoi shumë më tha që vajzën e kemi gjetur, por gazetarët duhet të shkojnë në vendin e ngjarjes dhe të flasësh me vajzën. I thashë, nuk ka mundësi që vajza ime të jetë në Angli. Kjo është e pamundur, i thashë, që të jetë në Angli, se unë e dija që fëmija ime, e njoh që ishte e pamundur të shkonte në Angli.
Gazetarja: Kjo faqe ju kërkoi të tjera para t’i dërgonit?
Qytetarja: Po, më tha që në qoftë se doni vajzën direkt tani, se e kemi gjetur, duhet të dërgoni edhe 200 euro të tjera, përndryshe nuk do flisni tha me vajzën. Thashë unë patjetër.
Të denoncojne në polici jo ne media hetimet nuk bëhen ne tv e portale
Me te drejte por behen paralel edhe ne Pooici por dhe ne Media qe Qytetaret e tjere mos te bihen preh e mashtrimeve. ! Dreqi ta haje mesojne nga Politikanet dhe e ushtrojne neper Qytetaret e thjeshte .. Sidoqofte keta mijnte mos sote do kapen....fundi i hidhur ne Burg.... Pastaj e kane rradhen Prinderit e ketyre Krimineleve Mijte te vuajne...
Me te drejte por behen paralel edhe ne Pooici por dhe ne Media qe Qytetaret e tjere mos te bihen preh e mashtrimeve. ! Dreqi ta haje mesojne nga Politikanet dhe e ushtrojne neper Qytetaret e thjeshte .. Sidoqofte keta mijnte mos sote do kapen....fundi i hidhur ne Burg.... Pastaj e kane rradhen Prinderit e ketyre Krimineleve Mijte te vuajne...
Denoncimet mund te behen kudo. Jane policia dhe prokuroret qe duhet te levizin.
Po shteti, policija dhe Drejtesija janë të lidhur me krimin dhe Korrupsjoni, kote me bër denesim.
Ky eshte krim shume i rende, denohet deri ne 15 vjet burg. Kjo faqe qenka bande kriminelesh, vene gjoba njerezve ne nevoje.
Bashkohem me hallin që ka zonja, por fatkeqesia eshtë dhe vazhdon të jetë tek drejtësia që ne duam. Përderisa akoma në SPAK ka punonjës si kraja dhe pasuesi domani, pinjollë të Llallës, zagarnjorit, drejtësia do mungojë. Nuk bëhet shteti me jeniçerë dhe kamikazë. Këta të lart përmëndurit, janë në borxhe me ata që i emëruan në ato poste, kështu që nuk të fal meta dhe berisha, prandaj jemi aty ku jemi, dhe që do mbesim aty ku ishim.
Faqe b¥q!rash.
Po ky eshte mashtrim i paster dhe nuk ka lidhje fare me titullin e artikullit. Te pashpirt, i bien ne qafe prinderve me hallin me te madh. Kujdes, mos klikoni link nga te panjohur, se ju mashtrojne. Faqet e internetit duken njesoj por jane kopje. Kontaktoni direct ne telefon jo nga numrat qe ju ofrojne. Kurre mos paguani dike qe nuk e kani takuar, dhe mos pranoni te paguani me money gram, bitcoin, gift card etc se keto nuk mund ti gjeje policies ku vajti paraja, por vetem nepermjet bankes.
JOQ nje gazete e drejtuar nga saliu hajduter kriminela dhe mashtrusa