80 raste të korruptimit të policisë, në pranga 55-vjeçari, drejtonte motorin i dehur

29 Shtator 2023, 16:31Kronika TEMA

80 raste të korruptimit të policisë, në pranga

Policia Rrugore e Tiranës ka zbuluar një rast të ofrimit të mitdhënies për të shmangur ndëshkimin administrativ dhe përgjegjësinë ligjore.

Deri më tani, janë identifikuar 80 raste të tentativave për korruptimin e punonjësve të Policisë Rrugore të Tiranës gjatë këtij viti.

Në një nga kontrollet parandaluese, Policia ka ndaluar shtetasin I. D., 50 vjeç, i cili drejtonte motomjetin pa kaskë mbrojtëse dhe nën efektin e alkoolit. Për të shmangur ndëshkimin, ai i ka ofruar punonjësve një shumë parash.

Pas këtyre veprimeve, është nisur procedimi penal ndaj 50-vjeçarit dhe materialet janë dërguar në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.

Lini një Përgjigje