Ekzekutimi i Sukthit dhe zhdukja në det e Taulant Malshit, zbulohet lidhja mes dy vrasjeve

29 Shtator 2023, 14:30Kronika TEMA

Ekzekutimi i Sukthit dhe zhdukja në det e Taulant Malshit, zbulohet lidhja

Zhdukja në det e Taulant Malshit, kthehet në pistën kryesore të hetimit për vrasjen e Fation Dervishi

Rrëmbimi dhe zhdukja e Taulant Malshit nga Lezha, ngjarje e cila ka ndodhur në 2018 në Malaga të Spanjës, është një nga dy pistat kryesore që po heton policia me shpresën e zbardhjes së vrasjes së Fation Dervishit në fshatin Sukth të Durrësit.

“Ora News” ka mësuar përmes burimeve pranë policisë kriminale në Durrës, se zhdukja pa adrresë në Spanjë e Lezhjanit Taulant Malshi, lidhet me ngjarjen e Sukthit për shkak të vëllait të viktimës, Fatbardh Dervishi

 Ky i fundit aktualisht është duke vuajtur një dënim me burg në Shqipëri, pasi në vitin 2022 plagosi të dashurën e tij nga Durrësi, në një dhomë hoteli teksa festonin së bashku Vitin e Ri.

Fatbardh Dervishi në vitin 2022 është marë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Lezhës, si person që kishte dijeni dhe dyshohej për rrëmbimin dhe zhdukjen e Taulant Malshit.

Ai ka mohuar akuzat për implikim në këtë ngjarje. Por shoku i të zhdukurit Taulant Malshit, Edmir Vlashi, është njeri nga personat që ka treguar në policinë Spanjolle se personi i fundit me të cilin ka qënë Malshi, ishte Fatbardh Dervishi.

Për zhdukjen e Malshit hetime kanë kryer autoritet Spanjolle dhe policia e Lezhës. Edmir Vlashi, ka ngritur dyshime se rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e shokut të tij, Taulant Malshit, e ka kryer Fatbardh Dervishi.

Lidhur me rrethanat e zhdukjes dhe pse kishte ngritur dyshime të forta mbi Fatbardh Dervishin, ishte fakti se ai në 2018 kishte zhvilluar një bisedë me Fatbardhin, ku ky i fundit i është shprehur “…po e çoj në Malaga këtë, po e hedh në det…”.

Por këto pretendimi i ka mohuar gjatë marjes në pyetje Fatbardh Dervishi. Për shkak se kjo ngjarje lidhet me ekzekutimin e një personi nga Lezha, policia ka ngritur dyshime të forta se dhe vrasja e kryer tre ditë më parë e Fation Dervishit, të jetë kryer për motive gjakmarje.

Hetimet janë përqëndruar në këtë pikë ndërsa nuk përjashtohet mundësia e vrasjes nga ndonjë anëtar i rrethit farefisnor të vajzës 23-vjeçare, të cilën Fatbardh Dervishi e plagosi në hotel.

Viktima, i cili njihej vitet e fundit edhe me emrin Toni Margen, rezulton i hetuar për trafik droge në Holandë. Ky aktivitet i tij është një piste e tretë e hetimit.

Pas zbulimit të faktit se viktima ishte hetuar në Holandë për trafik droge, policia shqiptare është në pritje të informacioneve shtesë nga Interpoli.

Lini një Përgjigje