Aksident i pazakontë në Fier, i moshuari përfundon me makinë mbi varre

29 Shtator 2023, 11:38Kronika TEMA
Aksident i pazakontë në Fier, i moshuari përfundon me makinë

Një aksident i pazakontë ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në qytetin e Fierit.

Një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda ambienteve të varrezave.

Në drejtimin e mjetit ishte një i moshuar, i cili është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje