Nga hotelet, tek patrullat e policisë, zbulohet karta greke që përdorte Artan Tafani gjatë arratisë

29 Shtator 2023, 10:52Kronika TEMA
Nga hotelet, tek patrullat e policisë, zbulohet karta greke që

Marjus alias Artan Tafani shpeshherë ia kishte hedhur kontrolleve të policisë, pasi ai prezantohej si shtetas grek.

Madje, gjatë kohës që ishte në arrati, rezervimin në disa hotele e bënte nga karta e falsifikuar.

Kjo që shikoni në këtë foto është pikërisht karta ID dhe është kapur nga policia në momentin që Tafani ra në pranga.

Nga verifikimet ka rezultuar se karta ishte e flasifikuar dhe nga dëshmia e tij, ai ka treguar se e kishte prej kohësh.

Po ashtu, në mometin e ndalimit atij iu gjet një pistoletë me plumb në gojë gati për qitje.

Lini një Përgjigje