Prokurorja Suela Salavaçi konfirmohet në detyrë

28 Shtator 2023, 21:20Kronika TEMA
Prokurorja Suela Salavaçi konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 28 shtator vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Suela Salavaçi. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Etleda Çiftjan. Po ashtu, KPK vendosi të transferojë një çështje për verifikim në institucionin e Inspektorit të Lartë te Drejtësisë.

Prokurorja Salavaçi u përball të martën më 26 shtator me barrat e provës për pasurinë, që kishin të bënin kryesisht me bilancet negative të prindërve për disa pasuri që i kishin dhuruar, si dhe me pamundësitë e konstatuara në vite për investimet dhe shpenzimet e kryera prej saj dhe të bashkëshortit.

Salavaçi e kundërshtoi analizën financiare të Komisionit duke pretenduar se për prindërit duhet të kryhet vetëm për pasuritë e dhuruara dhe jo analizë e përgjithshme e tyre. Po ashtu, këmbënguli se kishte përmbysur edhe bilancet negative të konstatuara për familjen e saj.

Ajo mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës, ndëkrohë që dha shpjegime për disa gjetje në kriterin profesional.

Suela Salavaçi e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si prokurore në Prokurorinë e Durrësit. Prej vitit 2009, ajo e ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

1 Komente

  1. S
    Salkari

    Pse moj Salavac nuk duhet hetuar se ku i gjeten familjaret dhe prinderit e tu pasurin ?? Po sikur te ket qene e akumuluar ne menyre te padrejte , sipas teje cduhete bere ?? Nje vesh shurdhe e nje sy qor se do emerohesh ti ne detyre ?? Pastaj pse e paska kundershtuar hetimin ?? Cka qe e djeg ?? sjell nje dokument qe prinderit e tu kane qene tregetare , biznesmene dhe dyqanxhinj te ndershem dhe cdo gje ne ragull .....sic dorezoj dhe Kryemadhi , Monika Kryemadhi ....dorezoj nje dokument qe pallatin qe ndertoj truallin ja dha dhurate i jati ....bile dhe parate ....tani se ku i gjeti parate e dhuruara i jati i Kryemadhit qe tere jeten fshinte quret me menge se skishte as shami , kjo eshte tjeter pun.........

    Lini një Përgjigje