Kërcënohet familja e Klea Gjatës, e dashura e Laert Haxhisë? Mamaja: Erdhi nëna e një të vrari! Vajza ime s'ka lidhje me vrasjet! E kishte frikë

29 Shtator 2023, 10:09Kronika TEMA
Kërcënohet familja e Klea Gjatës, e dashura e Laert Haxhisë?

Familja e 27-vjeçares Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhisë, e arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit 'Kurrës mos Harro', thotë se është kërcënuar nga familjarët e viktimave, të vrarë nga banda e Laert Haxhisë.

Mamaja e 27-vjeçares në një intervistë për Report Tv tha se asaj i ka shkuar në banesë nëna e një të vrari nga banda e Laert Haxhisë dhe e ka kërcënuar

"Erdhi nëna e një të vrari e na kërcënoi! Vajza ime s’ka lidhje me vrasjet. Ndihem e kërcënuar"- tha ajo për Report Tv.

"Në telefon me mua është sjellë mirë ai. Nuk e kam takuar kurrë! Unë e njoh si fytyrë që jepet në media. Nuk e njoh djalin vetë. Unë atë ditë që më morën vajzën unë e u gdhiva në spital me tim shoq pasi e kam të paralizuar. Vajza shkoi të marrë ilaçe në atë kohë erdhi policia. Kërkojmë Klea Gjatën. Mua me vajti mendja mos ka bërë aksident. Unë se kisha fare lidhjen. Erdhi vajza e mori policia, i thanë do të marrim në pyetje", vijoi ai.

Vajza me çfarë merrej?

Kisha një dyqan rrobash në Lushnjë. Dhe mendoi do të iki në Gjermani tek motra, se i thoshte nuk nxjerr gjë me atë dyqan. Po shikonte për vende pune dhe mendoi se do të shkonte në Gjermani.

Me Laertin sa kohë ka e lidhur?

Unë që kur ishte 8 marsi i këtij viti që i erdhi buqetë ishte pa emër. Vajza nuk e pranoi buqetën. Se nga i gjeti numrin dhe i tha ta kam sjellë unë buqetën. I tha ta kam sjellë për shenjë respekti. Vajza tha mos u merr me mua. Kam frikë më tha ti bëj bllok. Shkëputej rrinte dy javë, por e merrte vet ajo. Për të bashkëjetuar jo e jo. Vajza vetëm një natë ka ikur nga shtëpia, 3 ditë kur ishte në Tiranë për tu kuruar. Kur ka ardhur buqeta me lule jam shtangur, tha nuk e njoh se kush është është.

Kërcënimi nga familjarët e një të vrari?

Unë po pija kafen në një lokal lagje. Po ça faji kam unë. E ka emrin shpresa, mbiemrin nuk e di. Ka ardhur edhe këtu tek shtëpia, më tha le të fshihet sa të dojë, vajza e saj më ka vrarë djalin. Vajza ime është një engjëll nuk ka lidhje me vrasjet. Të pyesësh në gjithë Lushnjën s’ka lidhje. Vajza ime ka qenë vajzë e re ka punuar në shtëpitë e Zvicrës duke pastruar.

Çfarë ka studiuar vajza?

Klea ka mbaruar administrim biznesi. Unë atë dritë syri kam. Vajza fle me mua. Jam tepër e shqetësuar, na ndihmo të lutem. Unë atë vajzë kam nuk ka bërë asgjë. Më ndihmo të lutëm. As nuk e ka takuar, vetëm të atin i njoh çunit! Ne kemi parë hallin tonë. Kam turp kam sedër pse ta pësoj ajo që është e drejtë. Unë e kam frikë atë më thoshte.

6 Komente

  1. H
    Hufff sa vajza jane bere vajza shtepie !

    Kjo Nena e shkerete ka te drjejte..Por fotografia tregon vertete qe paska qene vajze shtepie pa dashje hypte ndonjehere ne ndonej makine ! Hufff kure bejne gabime jane te ndershme dhe te pasrtra te pafajshme.. Drejtesia dhe Ligjet prandaj jane ! nese eshte ashtu...Drejtesia e liron serisht nje dite .

        1. N
          Nazmi

          Mire ta bejne

          1. p
            patrioti

            kur do hiqni dore nga emrat e pervecem o gazeta talebane, na e shpifet,semundje e mediave dhe shtypit ne shqiperi. kujt i plas trapi per kurvat dhe "te fortet".....

            1. D
              Dauti

              Ahhhh moj mami sa te ndershme e ke gocen.....

              Lini një Përgjigje