
Rrugët e Shqipërisë vijojnë të përgjaken si pasojë e aksidenteve rrugore. Në raportin e fundit të INSTAT, vërehet se 93 aksidente janë regjistruar vetëm në muajin shtator.
122 persona kanë mbetur të lënduar e një pjesë e tyre kanë humbur dhe jetën në këto aksidente
Si numri I aksidenteve ashtu edhe I personave të përfshirë në to ka ardhur në rritje nëse do të marrim në krahasim shtatorin e vitit 2022.
Ekspertët kanë nxjerr në pah se aksidentet rrugore, në 94,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 25,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
INSTAT bën me dije se aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 9,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në muajin Shtator 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Shtunë.
Në nëntë muajt e 2023, numërohen 863 aksidente rrugore nga 884 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Lini një Përgjigje