Adriatik Llalla në arrati, apartamenti i tij i konfiskuar kthehët në qendër arti për të rinjtë

22 Shkurt 2024, 18:23Kronika TEMA
Adriatik Llalla në arrati, apartamenti i tij i konfiskuar kthehët

Një prej apartamenteve të sekuestruara të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Durrës, është kthyer në një qendër arti dhe aktivizimi për të rinjtë.

Gjatë inagurimit të kësaj qendre ka marrë pjesë dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Ai tha se ky apartament është sekuestruar nga një zyrtar i lartë, pasi është përfituar në mënyrë të paligjshme.

Balla nuk e përmendi emrin e këtij zyrtari të lartë, por gazeta mësoi se bëhet fjalë pikërisht për Adriatik Llallën.

“Sot jemi, do ta quaja si qershi mbi tortë, në një pronë që është sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndaj një zyrtari të lartë shtetëror, i cili këtë apartament nuk e justifikonte dot me të ardhurat e veta. 

Ky është një rezultat i prekshëm i reformës në drejtësi dhe një mesazh i qartë kundër gjithë skeptikëve dhe kundërshtarëve të reformës në drejtësi, sepse e vërteta është se sot, në Shqipëri ka dy palë: një palë që mbështet reformën në drejtësi dhe një palë tjetër që është kundër. 

Ky apartament sot është shembulli më kuptimplotë ndaj gjithë skeptikëve se ja pra, se pasuritë e krijuara për shkak të përfshirjes në grupe kriminale apo për shkak të korrupsionit, po sekuestrohen. Lajmi më i mirë që ne mund të japim është që, e para, ne kemi marrë një vendim.

Drejtori është këtu, që asnjë prej pasurive të sekuestruara apo të konfiskuara, nuk do të privatizohet më. Kemi mësuar ne, edhe unë u desh të mësoja nga prokurorët antimafia javën e kaluar në Itali, se nëse do të shkonin për privatizimin e tyre, shanset që ato të rikthehen te ish-poseduesit, janë shumë të mëdha”, nënvizoi Balla në ceremoninë ku ishte i pranishëm dhe ambasadori i BE-së.

Adriatik Llalla ndodhet në arrati prej 2021. Ai u dënua me dy vjet burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pranverë të vitit 2021 por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë.

 Vendimi mori formë të prerë më 22 shtator të atij viti duke iu konfiskuar edhe pasuritë e dyshuara si të fshehura.

9 Komente

  1. J
    Juristi

    Po Santa Quaranta kot pyes për një shok çu bë mo? Apo e si në fillim pronari s'ka ndërruar akoma

    1. I
      Imami juaj, Sali UDB-ash Berisha dv.

      Rrëna, genjeshtra, fak-news të perhapura nga sigurimi i Kadri Hazbiut, që unë e kam luftuar të jeten time. Pa qi nanen Shiqere, kjo është nji genjeshtër vulgare. Adriatikut tim, që unë nuk e njof, nuk ja ka sekuestruar askush apartamentin e tij gjigand në Durres, dhe kjo është një genjeshter per dy arsye : 1- Megjithse nuk e njof mikun tim Adriatik, ketë apartament gjigand ja kam bërë dhuratë unë per dat-lindje dhe siç e dini, unë jam Sali Berisha o idioter. 2- Ka patur tentativa per t'ja sekuestruar apartamentin Adriatikut, por ky thashethem ka shkuar në drejtesi dhe ketë çeshtje e kanë marrë në dorë, policët dhe magjistratët e hekurt, më të ndershëm dhe më trima që Shqypnia ka patur ndonjëherë, Gani Dizdari, Guxim Zeneli, Shefkie Demiri, Fatmira Hajdari, Besim Hajdarmataj, Erzen Berçani, Agron Kuliçi etj etj, të cilët do ta hetojnë ketë thashethem dhe do ta gjykojnë sipas kodit civilo-penal të Parisit ose të Viçidolit. ps- Miku im Adriatik, që unë nuk të njof, mos e çaj bythen per keta sigurimsa të Kadri Hasbiut, sepse jam unë ketu perseri në majë të ballkonit....!!!

      1. L
        Lefter Lalaj

        SPAK... Ju lutem verifikoni tenderst ne bashkine e Fierit sepse eshte bere nami me nje investitor mashtrues qe eshte lidhur me kryetarin e bashkise... Ky mashtrues quhet SOFOKLI KOLA dhe eshte administrator I Kola Investment... Ky eshte supermashtrues I ka mare te gjitha parate me tender te falsifikuar si mjeshter falsifikimesh qe eshte... dhe ka hedhur dy lopata dhe sa per sy e faqe...

        1. M
          Maloku

          Filloi prap si ne vitin 1945, tja marrim shtepine ketij te pasurit dhe ta marri populli. Po ska faj Taulant Balla se andej nga vjen ai , ne vend te jastekut vinin trungun e pemes. Kete e verteton dhe forma e kokes se tij. Po ky eshte fshatar komplet. Sh mire e sekuestrove kaloje ne favor te shteti, cfar ishte e nevojshne te behej show mediatik. Po pronat e krimineleve qe kefa jane te lidhur koke e kembe pse nuk i nxjerr ne televizor, ky femija i gezuar. Ik ore se late nam, prite dhe ndonje dite kur te shkoje tek 7 penxheret dhe Tao Tao.

          1. S
            Spakupo ecen me hap breshke .

            Tik Llalla njeri prej bashkepuntorve te Sali halese nder me te vegjlit po demin me te madh ne tere historine e vendit . Tikut thote shkrimi i eshte sekuestruar nje vile ai duhej varur ne nje dite me Sali halene qe nuk ka fakte per ta burgosur . Cudi e madhe si eshte e mundur Cim kari si nuk mundi ta gjeje ti marre nje interviste se si e perzuri nga Shqiperia per azil politik Edi Rama se Cim muti me zor po i gjen keta te arratisurit si gjeti Ahmetajn .

            1. B
              Berti

              Po bunkerin e Surrelit do e sekuestrosh o llapush Librazhdi,apo eshte bere vetem me parate e Lindes.

              1. B
                Bedriu

                Duket sikur i keni heq një qime bythe, nëse është e vërtetë. Po ai ka blerë komplet një fshat në petrelë, po ajo do i sekuestrohet?, . Llalla u harrua, as u ekstradua as burg s’bëri, këto janë pisllëqet që keni mes njëri tjetrit. Ekstradohet një hajdut xhepash, dhe nuk ekstradoni një korrupsionist galopant, ku me përfitimet e tij, ka rivrarë ata që janë vrarë.

                1. V
                  Vranakonti

                  Ja sa te vij Saliu ne pushtet,Adratik Lllalla do t'i marin perseri ato pasuri qe i jane konfiskuar nga drejtesia shqipetare.

                  1. r
                    ronny

                    Ketij fshatarit te pagdhendur, Llalla palla edhe xhaketen tja sekuestroni se edhe ate me paret e korupsionit e ka blere, E te mendosh...ku ishte shtetit...me kryeprokuror fshatarin Llalla...hehehe hajde gallate hajde......

                    Lini një Përgjigje