Shfrytëzonin 10-vjeçarin për fitime ekonomike nga “TikTok”, Natasha Rombula reagon gjatë shoqërimit në burg: Kam rritur nipin, jam gjyshe heroinë

22 Shkurt 2024, 16:44Kronika TEMA
Shfrytëzonin 10-vjeçarin për fitime ekonomike nga

E njohur si Tasha e “TikTokut”, gjyshja e arrestuar për shfrytëzimin e nipit të saj 10-vjeçar, Natasha Rombula ka reaguar gjatë shoqërimit nga policia në burg.

Pasi u la në masën “arrest në burg” së bashku me djalin e saj Armando Kumaraku, pas daljes nga gjykata ka kërkuar të flasë me gazetarët.

“Kam rritur nipin, jam gjyshe heroinë”, është dëgjuar të thotë ajo.

Ata janë denoncuar nga nëna e të miturit, pasi e ekspozonin atë në rrjetin social, “TikTok”, duke folur me një fjalor banal, me qëllim për të përfituar ekonomikisht.

Në rrjetet sociale qarkullojnë shumë video të të miturit ku dëgjohet të flasë me një fjalor banal, i shtyrë nga babai dhe gjyshja e tij.

 

1 Komente

  1. T
    Tfgs

    je plake bythqire

    Lini një Përgjigje