Aksidenti i rëndë në aksin Lezhë-Milot, ndërron jetë një nga të plagosurit

29 Janar 2024, 15:40Kronika TEMA
Aksidenti i rëndë në aksin Lezhë-Milot, ndërron

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot.

Mësohet se janë përplasur dy automjete, si pasojë një person ka humbur jetën, pasi është bllokuar nga shtypja e makinës.

Nga përplasja, janë dëmtuar edhe 3 pasagjerë, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, janë përplasur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Z. C., rreth 70 vjeç, me kamionin me drejtues shtetasin K. J.

Nga përplasja janë dëmtuar shtetasi Z. C. dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ai. Njëri nga pasagjerët, shtetasi I. D., 80 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital, ndërsa 3 të dëmtuarit e tjerë janë në kujdesin e mjekëve.

Grupi i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Lini një Përgjigje