Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të dosjes “Plumbi i Artë”.
GJKKO ktheu për plotësim hetimesh dosjen për Talo Çelën lidhur me vrasjen e Anxhelo Avdiajt dhe Dorian Shkozës, ndërsa pushoi hetimet për vrasjen e vëllezërve Haxhia.
Grupi kriminal akuzohen për një sërë veprash penale, teksa u zbërthye nga dëshmitë e disa prej të pandehurve që u kthyen në bashkëpunëtor të drejtësisë ku më kryesori ishte Nuredin Dumani.
Disa prej avokatëve të të pandehurve kërkuan gjykim të shkurtuar, teksa gjykata do të shprehet në një datë tjetër.
Dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin.
Ndaj, Dumanit rëndojnë 17 akuza dhe Hoxhës 8 akuza. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortak njohur me pseudonimet, Lala dhe Bubi, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.
Nje gje dua te kuptoj ne gjithe kete grup kriminelesh. Dikush ka filluar vrasjet, pastaj tjetri i eshte pergjigjur duke vrare per te marre hakun. Me kujtohet historia e Alfred Shkurtit, i cili vrau mbasi i kishin vrare vellane. Une kete rast mund ta quaj krim, por Alfred Shkurtin nuk e quaj kriminel, sepse morri hakun per vellane, tregoi burreri, . Tani kush e di rrjedhen e ngjarjeve mund te na sqaroje si lindi historia e vrasjeve, kush u demtua dhe mori hak, motivin e vrasjes se pare. Ne ate liste te gjate me 17 emra, jo te gjithe jane te keqinj. Eshte dikush qe i kane rene ne qafe.