Greqi/ Shqiptari grabit nën kërcënimin e thikës një market, përfundon në spital

28 Janar 2024, 19:10Kronika TEMA

Greqi/ Shqiptari grabit nën kërcënimin e thikës një

Një 40 vjeçar shqiptar është arrestuar mëngjesin e së dielës në Greqi pasi tentoi të grabistë një market.

Ngjarja ka ndodhur në orën 09:50, kur shqiptari ka hyrë në market në Acharnes të Athinës dhe ka kërcënuar me një mjet të mprehtë qytetarët, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me vrap.

Pronari i biznesit së bashku me dy persona të tjerë e kanë ndjekur, janë përleshur fizikisht dhe për pasojë shqiptari ka përfunduar i plagosur në spital./abcnews.al

Lini një Përgjigje