Aksident në 'Rrugën e Arbrit', makina kthehet përmbys. Plagosen dy drejtuesit e mjeteve

28 Janar 2024, 18:00Kronika TEMA

Aksident në 'Rrugën e Arbrit', makina kthehet

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin Bulqizë-Qafa e Buallit.

Korrespondenti i Klan News, Neki Feta raporton se dy mjete një tip ‘Audi’ dhe një tip ‘Skoda’ janë përfshirë në aksident, njëra prej të cilave u kthye përmbys.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur rruga e varrezave, në ‘Rrugën e Arbrit’. Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve të cilët janë trasportuar në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

Lini një Përgjigje