Rrëqethëse janë dëshmitë e banorëve të lagjes së ish-kënetës në Durrës, aty ku ditën e djeshme dy vogëlushë, kushërinj me njëri-tjetrin humbën jetën, ndërsa vëllai i një prej tyre ndodhet në spital për shkak të plagëve të marra.
Mamaja e një prej viktimave kishte shkuar në Itali për të vizituar bashkëshortin e saj i cili trajtohej pasi ishte me sëmundje të rëndë.
Prindërit e kanë parë videon e plotë nga kamerat e sigurisë që ndodheshin aty pranë, ndërsa gjendja e tyre është e rëndë pas tragjedisë që u ndodhi.
“Ishin në fshatin tonë, ishin një familje ideale që shihnin vetëm punën e tyre. Por ishin të varfër. Ngjarjen e kanë parë nga televizori, mamaja kishte shkuar në Itali të vizitonte bashkëshortin që ishte sëmurë. Kanë parë ngjarjen nga kamerat, mamaja vetëm bërtet” Ma vranë djalin në derë të shtëpisë. Babai është shumë sëmurë, me sëmundje të keqe me zor flet. Kjo ngjarje që ka ndodhur na ka prekur të gjithë jo vetëm ata. Një gjë të tillë nuk ia uron as armikut”, rrëfen një banore.
Ky kriminel duhet te lihet i lir dhe ti behet vetgjygjsi te vritet dhe te terhiqet zvarr me makin
Députéti PD tha e ka fajin shteti haaaaaaa gallate.....edhe me vdekjen kerkojne te bejne politike Faji eshte i shoqerise po askush nuk e pranone te gjithe tregohen me katolik se Papa , me gallate jane ata qe thone faji eshte i kryeministerit. Po pse i kryeministerit dhe jo i joni... Adulte e di shume mire qe makina nuk meret ne gjendje te dehur. Familja e di shume mire qe nuk lihet ne rruge. Komune e di shume mire qe duhet espace ku femijet duhet te luajne . Shkolla e di shume mire qe duhen zhvilluar ore mesimi per parandalimin e aksidentit. Auto-école e di shume mire qe nuk jepet patenta kur nuk je i afte . Qytetari e di shume mire qe nuk duhet te paguaje per te mare nje patente.... Per nje moment duhet te heshtim dhe te rreflektojme.
Se pari ju urojme ngushellime per kete humbje shume te madhe e lusim Zotit qe t'ju forcoje qe ta perballoni kete tragjedi . Zonje te jeni te sigurte qe vrasesi i femijve tuaj do te marre ndeshkimin e merituar , por mendoni qe , ZAMIRA Durda qe ka 18 vitie qe qan e perplaset neper gjukata e vrasesi jo vetem i lire po as falje nuk ju ka kerkar , po edhe i tall perdita .
Noke, ngushellimet nuk urohen, koqe.
Keta gjykates e prokruore qe ka Shqiperia jo vetem qe nuk vendosin drejtesi dhe u vra djali jot, moj zonje, por keta po vrasin nje Shqiperi te tere per llogari te tyre dhe parlamenti hesht se do fus ne Evrope baraz grope