Dy nga viktimat e tragjedisë rrugore që ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së premtes në provincën e Venecias në Itali, janë shtetas shqiptarë.
Forcat zjarrfikëse kanë arritur të nxjerrin nga lumi ku përfundoi pasi doli nga rruga, makinën “BMË Seria 3” me të cilën udhëtonin 3 të rinj.
Sakaq, polumbarët kanë nxjerrë nga uji i lumit Reghena edhe trupat e viktimave, dy djem me origjinë shqiptare dhe një vajzë italiane.
Viktimat janë të gjithë në të 20-at e tyre. Vajza 21-vjeçare e quajtur Giulia di Tillio me banim në Portogruaro dhe Egli Gjeci (26 vjeç) e Altin Hoti (22 vjeç), me origjinë shqiptare, të dy banues në Concordia Sagittaria.
Mediat italiane raportojnë se Hoti ishte drejtuesi i mjetit. Familja e të riut është tronditur nga humbja e tij, pasi në një aksident rrugor po në Portogruaro humbën në maj të këtij viti djalin e vogël,19-vjeçarin Admir Hoti.
Sakaq, Egli Gjeci kishte shumë pasion për futbollin dhe kishte ndjekur institutin profesional D'Alessi në qytetin, ku edhe humbi jetën.
Kërkimet e zjarrfikësve në lumë vazhduan disa orë pasi dyshohej se në makinë ishte një djalë i katërt, por kërkimet rezultuan negative.
Sipas disa dëshmitarëve, makina në të cilën po udhëtonin të rinjtë shkoi drejt në një kthesë, duke kaluar përtej një bordurë përpara se të përfundonte e fundosur në lumë. Prokurori i çështjes ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së drejtuesit të mjetit për të kuptuar gjendjen psikofizike në të cilën ka drejtuar para tragjedisë.
Fatkeqesi e madhe per keta te rinj qe po humbasin jeten. Ngushellime familjes.
Nje familje qe humbet te dy djemte ne aksidente rrugore flet shume per ate familje... Po ç'kusur keta te tjeret qe kane qene ne nje makine me djemte e tyre