Aksidentohet në minierë 34-vjeçari në Bulqizë

9 Gusht 2024, 16:32Kronika TEMA
Aksidentohet në minierë 34-vjeçari në Bulqizë

Është aksidentuar në punë një 34-vjeçar me detyrë brigadier një subjekt minerar në Bulqizë. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Bulqizë/Informacion paraprak

Më datë 09.08.2024, në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës shtetasi  N. A., 34 vjeç,  me detyrë brigadier në këtë subjekt.

I dëmtuari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lini një Përgjigje