Si njoha të fortin e Tiranës, Gaz Muça në stadiumin e Barit, në 1991-shin!

9 Gusht 2024, 09:24Kronika TEMA
Si njoha të fortin e Tiranës, Gaz Muça në stadiumin e

Bexhet Braho, emigrant shqiptar në Itali, ishte i ftuari i radhës në rubrikën “Kjo është jeta ime” të emisionit “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV”. Ai tregoi jetën e tij, se si emigroi në Itali në vitin e largët 1991 me anijen e famshme “Vlora”.

Ai tregon vështirësitë që kaloi që nga nisja e anijes “Vlora” nga Durrësi në 7 gusht 1991 deri në arritjen në tokën italiane, ku i futën brenda në stadiumin e Barit, aty ku njohu edhe të “fortin” e rrugës Bardhyl në Tiranë, Gaz Muçën.

Bexhet Braho tregon se si Gaz Muça krijoi bandën e tij aty brenda në stadium dhe terrorin që i bëri njerëzve që ndodheshin aty.

“Ishte gusht 1991 dhe me anijen “Vlora” që u nis nga Durrësi, 19 mijë shqiptarë mbërritëm në Bari dhe pasi zbritëm nga anija na morën me autobus dhe na çuan në stadiumin e Barit. stadiumi i mbush plot dhe aty erdhën policia italiane dhe kryqi i kuq. Aty në filluam të rebeloheshim, aq sa u detyruan karabinierët të lënë stadiumin dhe të ikin dhe na lanë në mëshirë të fatit dhe nuk na dhanë as për të ngrënë dhe as për të pirë, por ditën tjetër filluan të na i hidhnin ushqimet me helikopter nga lart brenda në stadium.

Aty ndodhi e çuditshmja pastaj sepse ishte një grup nga Tirana, Gaz Muça që njihet si i forti i Tiranës. Aty në stadium ai krijoi një bandë prej 50-60 vetash dhe ata prisnin helikopterin që hidhnin ushqimet dhe bëheshin bashkë dhe i merrnin të gjitha ushqimet për vete, të tjerët nuk kishin guximin të shkonin të merrnin ushqimin sepse i rrethonin ata dhe i merrnin ata të gjitha ushqimet. Aty në stadiumin e Barit e krijuam një Shqipëri të vogël. Më vonë ndodhi ajo që nuk pritej pasi kjo banda e Gaz Muçës u organizua akoma më mirë dhe po bënin gjëra të papëlqyera pasi aty në stadium kishte edhe çifte të martuarish, njerëz në moshë të mesme, dikush kishte një unazë të bukur, varëse, orë dhe ata filluan t’i grabisnin këto.

Unë kisha një palë syze Rafaelo kishin ardhur nga Italia në 1988 dhe i kisha blerë në treg të zi në Tiranë, kisha edhe një orë elektronike dhe i ruaja me fanatizëm. Unë për fat të mirë i ndoqa si shokë atë grup dhe i ndiqja me vëmendje kur ata xhironin në stadium dhe sapo afroheshin spostoheshim nga ana tjetër dhe nuk donim përplasje me grupin e Gaz Muçës. Madje ky Gaz Muça bënte edhe shfaqje, se nga gjetën një makinë dhe kjo ishte e çuditshme, u fut makina brenda në stadium dhe Gaz Muça xhironte si i çmendur nëpër pistën e stadiumit të Barit, ngjante sikur këta ishin gladiatorët dhe skllevërit që ndiqnin shfaqjen, ishte një spektakël i tmerrshëm, një tragjedi. Madje mbaj mend që kur arritën në Bari dy djem të rinj u therën me thikë, vdiqën. ” u shpreh Bexhet Braho.

13 Komente

  1. M
    Mara emigrante në Itali

    Emisione idiote ca interesi ka si njohu një kriminel ordiner para 33 vitesh një njeri anonim??

    Përgjigjjuni
    1. T
      TIRONA

      I vdekuri ne shtepine e botes duket sikur fle,edhe per ne qe nuk ikemi jetuar!Por per ata qe i kane jetuar kane qene te veshtira dhe jo perralla o duduk!

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        Mero eke lon cerrin e kultures me bo artikull pa editor se ka ik plazh ?!?!?!?! lol

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara emigrante në Itali

          S'ka asnjë interes publik ka një kriminel ordiner para 33 vitesh?? Se në këtë portal dhe 99% tashmë ka vetëm kriminelë të lartësuar si aktore Hollivudi. Dhe kurva Dubai të ashtuquajtura modele

          Përgjigjjuni
      2. K
        Kot sa për muhabet

        Ah, sa laj interesant dhe i vyer. Nuk lanë qen e mace rrugë pa "intervistuar" për të na dendur me gënjeshtra megalomane. Ndërkohë heronjtë e vërtetë harrohen. Kur është kujtuar ndonjë gazetar te intervistohet ekuipazhin e anijes, kapitenin super hero? Vetëm profesionistët e detit e dinë se çfarë profesionalizmi dhe guximi është dashur për të përballuar atë udhëtim ferri

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cudia

          Ketij I ka pjerdhur memorja. Nuk eshte e vertete qe Gaz Muca I jepte makines ne stadium... Sa vjec ka qene ky???

          Përgjigjjuni
          1. P
            Populli

            Skeni ndonje gje me te bukur ? Histori jevgjish e hajdutesh . Gazete pa integritet , zero niveli kulturor

            Përgjigjjuni
            1. M
              Migjeni

              Kjo në fakt është një dileme e madhe. Kur dikush rreket të gjejë dicka pozitive nga regjimi i Hoxhës, thotë u rrit popullsia nga 1.2 ne 3.2 ml banore për 40 vjet. Por nga keta 3.2 ml na dolen skiftera Laqi rreth 1 ml, dhe mendoj me mire te mos i kishim fare se akoma pasojat e tyre po vuajme rendom si shoqeri.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zaza.

                Ka kohe qe mereni me alabak e hajdut xhepash sidomos nje koqe gazekar si ai ferd dervishi qe ja fut kot dhe thote vetem genjeshtra sidomos kur tregon ngjarjet e haklajve dhe lavderon azemin. Ferdi eshte mastrues dhe mundohet manipulo njerezit sipas tregimeve te nongrata Halucinacione pa fund.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Ben

                  Cfare vlere kane keto shkrime te vazhdueshme per kriminele dhe gangstera? Duket qe paskeni pare shume filma!

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    ILIR

                    Turp per gazeten Tema qe shkruan per njerez te tille.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lexonjes

                      Qr Mero duke i dhene hapesire krimineleve dhe mbi te gjitha na i shfaq si heronj. Ka shkallu Mero qe kur hapi hotel ne Ksamil, ia vari krin Temes

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        I forti i leshit

                        ...pordhe me rigon

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje