Akuzohet se pastroi paratë e grupit Çopja, Apeli i Posaçëm kthen në qeli Artemis Stafën

8 Korrik 2025, 12:34Kronika TEMA
Akuzohet se pastroi paratë e grupit Çopja, Apeli i

Apeli i Gjykatës së Posaçme prish vendimin e shkallës së parë të GJKKO dhe lë në qeli Artemis (Armis) Stafën.

Shkalla e dytë shtrëngoi masën e sigurisë nga “arrest në shtëpi”, në “arrest në burg” për të akuzuarin si njeriu i afërt i organizatës së vëllezërve Çopja në Elbasan.

Stafa akuzohet nga SPAK se ka pastruar paratë e grupit kriminal të Çopjave në Elbasan (Franc dhe Hajdar Çopja).

36-vjeçari u arrestua në 27 maj në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe u ekstradua më 11 qershor në vendin tonë, për llogari të Prokurorisë së Posaçme.

GJKKO kishte dhënë masën 'arrest shtëpie' ndaj tij, por shkalla e dytë pranoi ankimimin e SPAK dhe e ka shtrënguar masën në arrest me burg ndaj tij.

 

Lini një Përgjigje