Akuzohet se vrau vajzën e tij palestineze në Tiranë, arrestohet në Liban babai i Rayyan Alwan

23 Prill 2025, 10:45Kronika TEMA
Akuzohet se vrau vajzën e tij palestineze në Tiranë, arrestohet

Policia ka arrestuar babain e 24-vjeçares palestineze Rayyan Alwan, i cili dyshohet se vrau me thikë të bijën në banesën e marrë me qira në Tiranë rreth dy muaj më parë.

49-vjeçari Fadi Alwan u kap në Liban me qëllim ekstradimin në vendin tonë. Ndaj tij Gjykata e Tiranës ka caktuar masën  “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Njoftimi i policisë:

Akuzohet se vrau me mjet prerës, vajzën e tij, rreth 2 muaj më parë, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, arrestohet në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 49-vjeçari palestinez.

Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, dhe si rezultat i komunikimit të vazhdueshëm me strukturat homologe në Liban, nëpërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Beirutit, u kap në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi palestinez, F. A., 49 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare".

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se shtetasi F. A., në shkurt 2025, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, Tiranë, ka vrarë me mjet prerës, vajzën e tij, shtetasen R. A..

Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave të Interpolit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

2 Komente

  1. a
    aleksander

    tani do mbajme me buke edhe kete bytheziun per 25 vjet, burgun ai duhet ta vuaje ne vendin e tij

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ana

      Pra te gjithe shqipetaret e burgosur anembane botes dhe qe jane shume shume mbi 10 mije duhet te kthehen e ta bejne burgun ne Shqiperi? Pra ti mbajme ne me buke o Sander?

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje