Aldo Bumçi pranon takimet me djalin e ish-kryeministrit në zyrë: Shkresa 'Për Shkëlzen Berishën' është false

14 Dhjetor 2023, 12:36Kronika TEMA
Aldo Bumçi pranon takimet me djalin e ish-kryeministrit në

Sot u mbajt seanca e radhës në GJKKO për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për çështjen ‘Gërdeci’.

Sot janë thirrur për të dëshmuar 7 dëshmitarë për Gërdecin. Mes tyre dhe ish-ministri Aldo Bumçi, i cili ka pretenduar se faksi për ‘Shkëlzen Berishën’ është fals.

Ai tha se kishte bërë një kallëzim pas shpërthimit në Gërdec, duke pretenduar se ishte e falsifikuar dhe se sipas tij ka qenë detyra e Prokurorisë së Tiranës aso kohe që ta hetonte.

Bumçi ka pranuar të paktën dy takime me Shkëlzen Berishën në zyrë, por pretendon se djali i ish kryeministrit Berisha nuk i ka shkuar në zyrë për çështje pune, por për çështje politike.

“2 muaj para se të ndodhte ngjarja e kam takuar Shkëlzenin, por për arsye elektorale. Dy here por jo per çështjet e demontimit. Faksi i gjetur te zyra ime është i falsifikuar, e kam bërë kallëzim këtë”– ka thënë Bumçi.


Në seancën e sotme ka dëshmuar edhe ish-sekretarja e Bumçit e cila ka deklaruar se në atë kohë kur është dërguar faksi ka qenë me leje lindje.

 

6 Komente

  1. S
    Shqupisti

    Ne burg dhe kte legen qe ka thyee ligjet e shtetit ka ven punet e shtetit ne sherbim te djalit saliut qe nuk ishte askushi , ne burg te behen njerez, te kuptojn çesht faji gabimi shkelja ligjit , ne te kundert kurr nuk do behemi shtet , sic fituan para e vila te provojn dhe burgun , politika esht thik me dy presa , vetem per politikanet tan esht me nje pres .

    Përgjigjjuni
    1. A
      Asd

      Sekuestrimi i pronave dhe burgu jane ilac per keta hajduter. Fjalet dhe pyetjet jane humbje kohe. Cfare prisnit qe te pranoje se e ka derguar ai faksin?

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zaza

        Sekretarja ka qene nje tjeter qe eshte zhduk me semundje te keqe si gazidedja. Duhen pyetur dhe disa te afert te asaj sekretares.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muli

          Shkelzeni nuk merrej me politike por me biznes pse duhej ta takoje per me teper ne zyren e Ministrit. Mund ta takoje dhe te qanit hallet elektorale ne mbledhjen e grup seksionit te PD-se apo jo ???

          Përgjigjjuni
          1. V
            VIKTORI

            Po si qenkerka faksi fals more! Perse nuk thua te verteten qe ka dale ne publik sheshit ne media, qe shenimin ne faks e ka bere zevendesi I yt VIKTOR GUMI, qe ne ate kohe ka qene edhe zevendes minister I drejtesise. Askush nuk e kupton se perse SPAK mbyll syte dhe veshet per kete problem dhe nuk vepron !!!!!!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. V
              VIKTORI

              Po si qenkerka faksi fals more! Perse nuk thua te verteten qe ka dale ne publik sheshit ne media, qe shenimin ne faks e ka bere zevendesi I yt VIKTOR GUMI, qe ne ate kohe ka qene edhe zevendes minister I drejtesise. Askush nuk e kupton se perse SPAK mbyll syte dhe veshet per kete problem dhe nuk vepron !!!!!!!!!!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje