
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar takim me gjyqtarët e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
“Keni përkrahjen dhe mbështetjen tonë. Vendimet tuaja mund ta bëjnë Shqipërinë një vend normal e anëtar të BE-së.
Mos lejoni fëmijët tuaj të largohen nga ky vend. Me vendime të drejta keni në dorë fatin e vendit”, mësohet të ketë thënë Kim.
Takimi ka zgjatur afro 30 minuta. Ajo ka vizituar sallat e gjyqeve dhe ambientet e punës të GJKKO-së.
Ndërkohë, ditën e nesërme në orën 10:30 do të rikthehet për t’u takuar me drejtues dhe gjyqtarë të Apelit të Posaçëm.
Ca a kjo, shefe policie apo diplomacie? = lol
Mire bene zonja ambasadore qe i mbeshtet por ama u thuaj qe te bejne detyren. Dil garante qe gjyqetaret te mos ken frike nga kercenimet e Sali Berishes dhe te Ilir Metes. U thuaj te mos blihen me para. Saliu dhe Meta kane para aq shume sa nuk mund t'i ket Donad Trump i Amerikes. Sot ne shqiperi,i madh dhe i vogel i din krimet makabre qe kane bere Sali Berisha me Ilir Meten,drejtesia pse nuk vepron? Pse nuk i arreston.? Ja kjo eshte drejtesia sot ne shqiperi.Populli nuk fare besim.