“AND e gjetur në bishta cigaresh, çamçakëz dhe doreza”, provat që ka policia për ekzekutimin e Nikulajt

27 Prill 2023, 20:08Kronika TEMA

“AND e gjetur në bishta cigaresh, çamçakëz dhe

Policia ka pasur shumë prova që ndihmuan në identifikimin e grupit kriminal që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj.  Përveç dhjtëra orë pamjesh filmike hetuesit kanë edhe prova shkencore.

Ata kanë gjetur në bagazhin e makisës së përdorur nga Edmond Haxhia, qese, fatura tatimore, rroba, veshje si ato të grave muslimane, tip hixhab, doreza e shishe ujë.

Kontrolli i policisë ka vijuar në banesën e Edmond Haxhisë në fshatin Kakarriq. Në magazinën e saj ekspertët kanë gjetur qese plasmasi, fatura  të një marketi në Shkodër, një çamçakëz i konsumuar, një shishe ujë dhe nje facoletë e përdorur.

Ma pas është ushtruar kontroll në dhomën 302 të hotel “Besa” ku qëndroi shtetasi britanik Harry Simpson. Aty u gjetën disa bishta cigaresh, nga të cilat u përftua profil genetik.

Ato u krahasuan dhe rezultuan të njëjta me gjurmët e marra nga dorezat e gjetura në bagazhin e mjetit të marrë me qira nga Edmond Haxhia duke provuar shkencërisht lidhjen e Harry Simpson në këtë ngjarje. Sipas policisë, ai rezulton i proceduar 27 herë në  Angli për posedim droge, dhunë dhe vjedhje.

Përpos kamerave të sigurisë, prova kryesore që ka policia për atentatorin Ruben Saraiva, janë gjurmët e gjetura në një veshje hixhab të gjetur në bagazhin e makinës “Ëolsvagen golf5”.

Nga to u prodhua një profil gjenetik, i cili më pas rezultoi i njëjtë me atë të përftuar nga një çamçakëzi  i gjetur ngjitur në traun e magazines së shtëpisë së Edmond Haxhisë.

Mjeti të cilin ka përdorur Edmond Haxhia ishte marrë me qira në 26 Mars dhe është kthyer nga një shoku i tij në 21 Prill. Para se të dërgohej tek pronari makina është larë, por fatmirësisht nuk ishin prekur sendet e gjetura në bagazh.

Sakaq shërbimet e policisë së Lezhës dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit, në afërsi të banesë së Edmond Haxhisë kanë gjetur motorin Gillera M365 të përdorur nga ekzekutori portugez. Motori u gjet në lumë në fshatin Kakarriq.

Grupi hetimor është duke kryer hetime në Shkodër për të gjetur banesën ku ka qëndruar nga 15 Shkurti deri ditën e vrasjes 27 vjeçari portugez.

3 Komente

  1. k
    kadri bushi ishe oficer

    o gazekar eshte ADN jo AND

    Përgjigjjuni
    1. T
      T

      Na cat trapin me nje kriminel keni nje jave sikur kush u vra debila .ka lajme plot te tjera .pune malokesh per 10 mije lek u shuan 8 veta .debila vetem ktu degjon kshu cudirash.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Totololi

        AND quhet o kllufat e Meros, apo ADN?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje