SPAK e kërkon Enver Sheshin edhe në … varr!

27 Prill 2023, 18:56Kronika TEMA

SPAK e kërkon Enver Sheshin edhe në … varr!

Gazetarja Anila Hoxha në një status të saj ka treguar se si Enver Sheshi i cili vdiq në burg po gjykohet.

Hoxha shkruan në statusin e saj se gjatë gjykimit paraprak çështja ndaj tij duhet të pushohet pasi ai nuk jeton më dhe kjo ishte gjykuar njëherë.

"Ma përshkruaj drejtësinë sa me thjesht?

Po ja, ndërron jetë ne burg qytetari i quajtur Enver Sheshi. Gjatë gjykimit paraprak cështja ndaj tij pushohet për dy arsye

- e para se nuk jeton më

- e dyta sepse ishte gjykuar njëherë dhe smund të gjykohej për herë të dytë , për të njëjtën vepër

Por drejtësia vazhdon ta kërkojë në gjykim edhe mbas vdekjes.

Nejse. Mbase drejtësia jonë kërkon të jetë Zoti", shkruan Anila Hoxha.

Kujtojmë që Enver Sheshi vdiq në janar të këtij viti në spitalin e QSUT në Tiranë, ai ishte i arrestuar për aferën e e inceneratorëve.

Sheshi dyshohet se kishte hapur disa kompani fiktive, duke përfituar rreth 420 milionë lekë të vjetra.

Ai ishte pronar i kompanisë “Leli-17” përmes së cilës kishte përfituar shuma të mëdha parash për punime të pakryera.

SPAK e kërkon Enver Sheshin edhe në … varr!

3 Komente

  1. M
    Mira

    po mundoihesh t'u shpetosh paret qe ka vjedhur babi?

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jimi

      Kemi drejtesi, jo shaka !? Vrasesit e gjalle i le jashte qe te livadhisin dhe te tallen me drejtesine, ndersa fakiret qe drejtesia hyjnore i'u dha denimin kapital, drejtesia jone e fameshme kerkon ti ringjalle e ti denoj !?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andrea

        ...Drejtesia kerkon sekuestrimin e parave te vjedhura. Cfare do Anila ne kete rast?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje