
Komisionerja Etleda Çiftja akuzohet për “deklarim të rremë” në dhe “falsifikim” gjatë procesit të përzgjedhjes së saj si anëtare e Komisionit.
Nga Edmond Hoxhaj
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka marrë të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, Etleda Çiftija.
Koordinatorja për mediet në SPAK, Xhuljeta Krasta sqaroi për BIRN se ndaj Etleda Çiftjas rëndojnë akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi. Po ashtu, Krasta sqaroi se deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Komisionerja Etleda Çiftja nuk iu përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi pyetjes për koment që BIRN i drejtoi nëpërmjet koordiantores për mediet në KPK, lidhur me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme ndaj saj.
Etleda Çiftja është anëtarja e tretë e institucioneve të vetingut që procedohet penalisht dhe merret e pandehur nga SPAK. Më parë janë proceduar anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, ky i fundit i shkarkuar pasi u dënua me vendim të formës së prerë për falsifikim të formularit të aplikimit që mundësoi zgjedhjen e tij si anëtar i Kolegjit.
Edhe Hajdari u kallëzua penalisht për të njëjtin fakt, si dhe për fshehje të ardhurash. Rreth dy javë më parë SPAK i ka kërkuar gjykatës respektive gjykimin e Ardian Hajdarit për veprat penale “fshehje e të ardhurave” dhe “…deklarim të rremë të pasurisë…”, ndërsa u pushua procedimi për “falsifikim të dokumenteve” me argumentin se dy akuzat e para e përfshijë në vetvete.
Në faqen online të KPK-së sqarohet se Etleda Çiftja është diplomuar si juriste në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Aty thuhet se ajo ka punuar më shmë se 16 vite si juriste, kryesisht në sektorin e ndërtimit, pronave, kuadrit rregullator për lejet dhe licencat në fusha të ndryshme të ligjit. Po ashtu, ajo mban titullin “Avokat” që nga viti 2001. Çiftja u zgjodh në qershor 2017 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në postin e Komisioneres pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
S'e paska ngrene presionin e tyre kjo mesa duket
Fix! Do ishte mire te na tregonin , Ju Tema, Mero, ca ks bere kjo deri tani . Ke ka leshuar e ke ka zbythur, nje skede e kaj mund te na sqaroj shume …
Një pyetje kam! Po këta që i kanë vlerësuar këta që qenkan "mavi-mavri" për vete. Do ti kthehen përsëri vlerësimit.? Se kështu i bie atë që themi për kasollen, t'a themi për rilindjen. O Rilindje ku n'a mblodhe/ Komisioni qor/ Gjyqtarët dhe gjyqtaret qore.
Komisionerja Etleda Ciftja eshte nje nder komisioneret me korekte ne KPK.
Dhe po e tha nji malok eshte komplet e kunderta e kunderta.
Nuk e vëm në dyshim por për momentin na qënka e pandehur.
Ti nuk i njeh dhe as i kupton kerkesat e vettingut. Si mund te jete korrekte nje gjyqtare qe genjen? Dhe pse genjen???
Problemi kanceroz i SPAK-ut eshte ky: Pse anashkalon bajlozet apo baronet e medhenj te uzurpimit dhe keqperdorjes se drejtesise, te krimit, te korrupsionit dhe te falsifikimit, sikurse jane publikisht te denoncuar Berisha e Meta
Gjykatesi me i paster në shqipëri, është më zgjeben e mashtrimit dhe korrupsionit.
Pyesni ata qe e njohin prej kohesh dhe do shihni se eshye femra me inferiore dhe me e kompleksuar ne ate trupe per shkaqe qe lidhen me prejardhjen e saj prej baltes dhe paraqitjen e saj fiZike. E kompensonte duke bere shperthime prej psikopateje dhe prej ambicies se pafree per tu bere dhe drejtuese. Tani mbare e mire se e realizoj qellimin. Femer e parealizuar
Ka qene nje femer qe vetem Zoti ia njeh shpirtin e zi! Kaloi gjashte mujorsha dhe ngeli magjistrate kafsha vetem se nuk i duronte dot ngaqe kishte konkuruar disa here ne magjistrature dhe nuk kishte fituar. Dhe ja ku iu dha rasti te shprehte gjithe urrejtjen e saj perverse ndaj atyre qe i shikonte lart dhe nuk mundi kurre ti arrinte
Diku lexova se ka genjyer per provimin ne anglisht. Hajde gjykates qe kemi ne. Ajo o e di ose nuk e di gjuhen. Jeton ne Shqiperi dhe s'jeton ne Angli. Keshtu qe niveli i gjuhes nuk eshte edhe aq i rendesishem. Pasi ajo do gjykoje ne Shqiperi dhe jo ne nje vend anglisht-foles. Por po te jete marre nen hetim per pazare te tjera, kjo ehste gje tjeter. Por nuk besoj se ka nje neri ne ate vend qe punon ne institucione publike qe s'ka pazare te pista me krimin apo me mashtruesit. Brezi qe ka lindur ne 2000 e mbrapa edhe mund te pretendoje te edukohen e shkollohen me merite.
Te gjithe anatare si te KPK dhe te KPA njerez pa integritat dhe te pa shkolluar te gjithe fallso i kane diplome, apo doktoratura qe kan paraqitur aty, se te tille i don partia ne pushtet dhe tani po i nxjerr nje e nga nje se cfar mostrat ka vendosur ne keto organe nena partai.