"Mos qaj nënë", arrestimi i ish-shefit të policisë së Dhërmiut: Kishte 4 ditë që kishte ardhur nga Anglia, kërkoi të takohej me prindërit dhe të vëllanë e paralizuar

12 Gusht 2022, 09:14Kronika TEMA

"Mos qaj nënë", arrestimi i ish-shefit të policisë

Mbrëmjen e djeshme është arrestuar ish-shefi i policisë së Dhërmiut, Sokol Bode. Ai akuzohet si pjesëtar i grupit të Habilajve.

Burime për Ora News bëjnë me dije se ai kishte ardhur vetëm 4 ditë më parë nga Anglia dhe ishte fshehur në banesën e tij në lagjen "Uznovë e Madhe" në Berat.

Gjatë operacionit policor, ai u gjet i shtrirë në divanin e shtëpisë së tij, teksa në momentin e arrestimit ka kërkuar vetëm 2 minuta kohë të ndahej me prindërit dhe të vëllanë me aftësi të kufizuara.

Në operacion morën pjesë forcat e DVP Berat dhe ato Shqiponja, i finalizuar rreth orës 21:25 të mbrëmjes së 11 gushtit.

Gjatë mësymjes së policisë në banesë, nëna e të arrestuarit është ndjerë keq, ndërsa ky i fundit nuk ka bërë rezistencë, madje e ka qetësuar të ëmën duke i thënë “Qetësohu e mos qaj, se kjo dihej”.

Ai është shoqëruar në ambjentet e DVP Berat, për veprime të tjera proceduriale, ndërkohë që mësohet se  do të transferohet drejt Tiranës.

Sokol Bode u akuzua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK si i përfshirë në trafikun e drogës së bashku me grupin e Habilajve.

Në Prill 2022 ish-shefi i Policisë së Dhërmiut Bode, u dënua me 8 vite burg nga GJKKO për përfshirje në trafikun e marijuanës të kryer nga organizata kriminale e drejtuar nga vëllezërit Habilaj.

6 Komente

  1. A
    Andi dhe Mehdi Bushati.

    Per mire dalte! Marte me vete kedo qe ka tallur popullin, por jo Salehun dhe Ilirin se atyre po u vete djersa ne ulluk te by... per kete popull.

    1. A
      Andi dhe Mehdi Bushati.

      Per mire dalte! Marte me vete kedo qe ka tallur popullin, por jo Salehun dhe Ilirin se atyre po u vete djersa ne ulluk te by... per kete popull.

      1. G
        Gota

        I beni nënat e shkreta te qajne, e pastaj u thoni te mos qajne?!

        1. M
          Muzika i Ri

          Po nje gje nuk kuptoj, si doli dhe si u fut ne Shqipëri kur ishte ne kerkim nga interpoli. Eh zot na ruaj.

          1. c
            cabone

            Po keto viktimizimet per cfare i beni, per klikime, apo ju dhimbset?

            1. t
              tetovari2

              Jo, për klikime,tërthorazi të ndikojnë te gjyqtarët.Këta kanë para për të paguar edhe për klikime!Soji i fëlliqtë.

            Lini një Përgjigje