
Një tjetër ngjarje është shënuar në Livadhe në Himarë, ku raportohet se dy persona janë konfliktuar dhe i kanë shkaktuar dëme njëri tjetrit. Sipas policisë S. H., 54 vjeç, banues në Tiranë është konfliktuar për motive të dobëta, për një dhomë pushimi, me shtetasin M. K., 74 vjeç, banues në Livadh, Himarë.
"Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi S. H., 54 vjeç, banues në Tiranë është konfliktuar për motive të dobëta, për një dhomë pushimi, me shtetasin M. K., 74 vjeç, banues në Livadh, Himarë", bën me dije policia.
Lajmë shumë i rëndësishëm, diçka që ndodh vërtetë rrallë në jetën tonë të përditshme. Por mjerisht, i trajtuar shumë thatë, duhej pa tjetër të mbështetej me një sqarim të hollësishëm deri edhe në detajet më të imta të sherrit. Në fakt, një lajm i tillë meriton të trajtohet nga një grup gazetarësh investigativ, për të bërë të qartë shkaqet që çuan në këtë sherr si dhe shumë më the e të thash, që pa tjetër duhet të kenë shoqëruar këtë gjëmë të padëgjuar prej shumë e shumë kohësh.