Policia franceze ka arrestuar një anëtar të dyshuar të “Bandës së Çekiçit” të ekstremit të majtë. Sipas BILD, shqiptari i identifikuar si Rexhino A. kërkohej me urdhër arresti gjerman.
I njohur edhe me nofkën “Gino”, ai dyshohet se në shkurt 2023, së bashku me ekstremistë të tjerë të majtë të së ashtuquajturës “Hammerbande” (Banda e Çekiçit) mes tyre Maja T. 24 vjeç dhe Lina E. kanë sulmuar neonazistët në Budapest, duke i plagosur rëndë.
Shqiptari ishte arrestuar edhe një herë në muajin nëntor, por u lirua në pranverën e vitit 2025. Në atë kohë, Franca kishte refuzuar ekstradimin e tij drejt Hungarisë. Maja T. po gjykohet aktualisht në Hungari si anëtar i “Bandës së Çekiçit”.
Në Gjermani, në qytetin Dresden, po zhvillohet aktualisht një proces gjyqësor kundër kreut të dyshuar të “Bandës së Çekiçit”, Johann Guntermann (32 vjeç). Ndërkohë, Lina E. është dënuar tashmë me disa vite burg.
Avokati i shqiptarit Rexhino A. ka shprehur frikën se, nëse klienti i tij transferohet në Gjermani, ai do të ekstradohet më pas në Hungari, ashtu siç ndodhi me Maja T.. Kjo e fundit u transferua në Hungari në verën e vitit 2024, por më pas Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë e shpalli këtë veprim të paligjshëm.
Ekstremi i Majtë? Nuk e vuajti Shqipëria ekstremin e majtë për 60 vjet? Qenka Rrotë komplet. Aman, mbajeni andej dhe ju japim edhe Lea Ypin falas.
Ore Treni hap syte dhe shiko se ekstremi i majte me ne krye Saliun, rrezikojne akoma Shqiperine dhe shqiptaret. Ishte Ramizi qe kete ekstrem te majte e mbolli ne Shqiperi nepermjet Saliut dhe e shiti si ekstrem te djathte. Eshte fatkeqesi rracore qe ne shqipot besojme fjalet dhe nuk shikojme rezultatet ku te cojne veprat e Saliut, kulishit te Ramizit....
Ideal per bektosh state..... gezuar Novruzin
Novruzin qe i nguli sateme topuzin dhe ajo te polli ty karpuzin.