Çështja Balluku, mblidhet sot Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

19 Dhjetor 2025, 08:40Kronika TEMA
Çështja Balluku, mblidhet sot Këshilli për Rregulloren,

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet ditën e sotme (19 dhjetor) për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) lidhur me heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e zv/kryeministres, ministres e deputetes, Belinda Balluku.

Kjo lëvizje e SPAK i hap gjithashtu rrugën dhënies së masave të sigurisë me të ashpra si “arrest në burg” apo “arrest në shtëpi”.

Procedura përcaktohet në nenet 118 dhe 119 të Rregullores së Kuvendit. Kërkesa i paraqitet Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori i SPAK, i cili ka për detyrë t’ia përcjellë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet. Njëkohësisht vë në dijeni edhe deputetin për të cilin është bërë kërkesa, i cili ka të drejtë të paraqesë në Këshillin e Mandateve parashtrimet e tij.

Brenda dy javëve, Këshilli i Mandateve do të duhet që të hartojë një raport që do ta dërgojë në seancë plenare, përmes të cilit rekomandon rrëzimin ose dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurisë së arrestit në burg apo shtëpi apo kontrollit personal dhe të banesës.

Më pas Kuvendi, në seancë plenare, vendos me votim të hapur dhënien apo jo të autorizimit. Në rast se Kuvendi nuk merr vendim, brenda tre muajve nga data e paraqitjes së kërkesës, kërkesa konsiderohet e rrëzuar.

Lini një Përgjigje