Një 54-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Devoll, pasi iu gjetën në banesë disa granata dore.
Nga këto granata 3 ishin ofensife dhe 6 ishin difensive. Gjithashtu janë sekuestruan 8 copë ndezës të unifikuar. Policia po vijon punën për kapjen e tij.
“DVP Korçë/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. J., 54 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 9 granata dore, nga të cilat 3 ofensife dhe 6 difensive, si dhe 8 copë ndezës të unifikuar, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për kapjen e shtetasit D. J. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”, njofton policia.
Lini një Përgjigje