Plagosën me armë 51-vjeçarin pas sherrit për xhirimin e gomave në Mamurras, shpallen në kërkim dy të rinjtë

18 Dhjetor 2025, 11:46Kronika TEMA
Plagosën me armë 51-vjeçarin pas sherrit për xhirimin e

Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy 18-vjeçarët që qëlluan me armë zjarri ndaj 51-vjeçarit Marketin Marku, pas një sherri mes tyre për xhirimin e gomave.

Blutë shpallën në kërkim të rinjtë Roeni Noka dhe Oligert Ndreca, banues në lagjen “Zef Hoti”, Mamurras të Kurbinit.

I plagosuri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, sqarojmë se nga verifikimet rezultoi se i plagosur me armë zjarri, në dorë, ishte shtetasi M. M., 51 vjeç.

Gjithashtu, informojmë se pas veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe ato të DVP Lezhë, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe autorësisë së këtij rasti, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. N. dhe O. N., secili 18 vjeç dhe banues në Mamurras, të cilët dyshohet se e kanë plagosur 51-vjeçarin, me armë zjarri, për motive të dobëta, në rrugë, në Mamurras, dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, me një automjet që është gjetur në banesën e shtetasit O. N., dhe është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.

I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale.”, thuhet në njoftimin e policisë. 

1 Komente

  1. B
    Bezi

    Ketu munde te vritesh edhe NQS thua miremengjes, miredita, FLM

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje