SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për Veliajn

17 Dhjetor 2025, 14:37Kronika TEMA
SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka refuzuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryebashkiaku Erion Veliaj të marrë pjesë në mbledhjen për buxhetin 2026.

Pas kërkesës me shkrim të firmosur nga 30 anëtarë të Këshillit Bashkiak, SPAK ka kthyer përgjigje refuzuese.

 

Përgjigjja e SPAK:

Ne Altin Dumani dhe Ols Dado, Prokurorë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi u njohëm me kërkesën e nënshkruar nga Sekretari i Këshillit Bashkiak Tiranë, me nr. Prot. 42497/2 datë 16.12.2025, KONSTATUAM Se anëtarë të Këshillit Bashkiak Tiranë, kanë paraqitur kërkesë për lejim të përkohshëm për pjesëmarrje fizike të të pandehurit të paraburgosur Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do të zhvillohet në një nga datat 16 deri në 18.12.2025. Në lidhje me këtë kërkesë, duhet mbajtur në konsideratë fakti se ligjvënësi, referuar ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, neni 73 pika 1 dhe 2, ka përcaktuar: se “I burgosuri ka të drejtën të përfitojë leje të veçantë në rast të sëmundjeve të rënda, të cilat rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, të vërtetuar me raport mjekësor, ose të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje ose martesa, si dhe në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit. Kjo periudhë përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit. Leja e veçantë për të dënuarin jepet nga Drejtori i Institucionit, ndërsa për të paraburgosurin jepet nga Drejtori i Institucionit, me pëlqimin paraprak të prokurorit. Gjithashtu, bazuar në VKM nr. 209 datë 06.04.2022 “Për miratimin e rregullores së përgjithshme të burgjeve”, nenet 101-105, konstatohet i njëjti rregullim përsa i përket rasteve të lejeve të veçanta, të cilat janë shterruese, duke referuar përsëri tek sëmundjet e rënda të cilat rrezikojnë jetën e 1 anëtarëve të familjes, të vërtetuar me raport mjekësor, ose të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje ose martesa, si dhe në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit. Në këto kushte, arrihet në përfundimin se kërkesa e bërë për lejimin e përkohshëm të shtetasit të paraburgosur Erion Veliaj, për pjesëmarrje fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të datës 16- 18.12.2025, e trajtuar si kërkesë për leje e veçantë nga organi procedues, nuk përmbush kriteret e përcaktuara në kuadrin ligjor përkatës. Për këto arsye, bazuar në nenin 73 pika 1 dhe 2 të ligjit nr. 81/2020 si dhe VKM nr. 209 datë 06.04.2022, VENDOSËM:

1. Mosdhënien e miratimit paraprak në lidhje me Kërkesën për Leje të Veçantë, përsa i përket pjesëmarrjes fizike në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në datat 16-18 të muajit në vazhdim, të shtetasit të paraburgosur Erion Veliaj.

2. Të njohë me këtë vendim kërkuesin.

13 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !"!.;,?:

    Atehere , mbledhja e keshillit bashkiak per buxhetin mund te zhvillohet ne burgun e Durresit. Keshilltaret mund te ulen ne oborr , dhe Lali mund te dale te flase nga dritarja e qelise. Kjo praktike e njohur eshte aplikuar per muaj me radhe nga Saliu kur ishte ne arrest shtepie !!!

    Përgjigjjuni
    1. B
      BASTA!

      Interesant eshte fakti qe ne pergjigjen e ketyre 2 prokuroreve, behet fjale per shtetasin Erjon Veliaj, ndersa kerkesa e Keshillit Bashkiak flet per pranine e Kryetarit te Bashkise, per pjesmarrjen e tij ne diskutimin e votimin e rendesishem te bilancit per vitin 2026. Pra ne thelb kjo pergjigje eshte NULL, mbasi pergjigja e prokurorise nuk eshte e sakte, nuk kerkohej prezenca e shtetasit, por prezenca e Kryetarit te Bashkise, i rivendosur edhe para 1 muaji nga Gjykata Kushtetuese, fakt per te cilin 2 skuthet Dumani e Dado nuk pipetijne fare! Nuk e kuptoj se si eshte bere kjo katraure drejtesie e re, kur nga ana e Spakut dhe GJKKO-se shikojme shkelje te perditeshme te ligjit. Para pak kohesh keta injorante derguan nje vendim pezullimi per zv. kryeministren edhe pse ne Nenin 103 i Kushtetutes te aprovuar nga sovrani, shkruhet qe anetaret e keshillit te ministrave kane imunitetin e anetareve te kuvendit! Si eshte e mundur kjo mosperfillje e kushtetutes? Si e marrin guximin keta injorante qe te marrin vendime alla Osman Gazepi? Kush do merret me keta shkeles te ligjit e kushtetutes? Ku eshte kontrolli i larte i drejtesise dhe prokurorise? Perse nuk e dorezojne rrogen dhe te japin doreheqjen kur nuk kryejne punen e kontrollit? E marrin vesh qe jane duke bastarduar organet e drejtesise? Kur do shohim vrasesit e 21 janarit ne kafazin aq te dashur te GJKKO-se? Apo do na bjere qe te shohim me pare Dumanin e Erjon Banin ne ate Kafaz?

      Përgjigjjuni
      1. V
        Volteri

        Interesant propozimi i ketij vemjes te Spakut, vetem qe harron se kemi te bejme me 2 raste te ndryshme; 18 kullat jane te prekeshme fizikisht (edhe pse procesi eshte duke u zvarritur, mbasi veglat e Argjites nuk jane cmendur t'i denojne te jatin), 4 te vraret e bulevardit dhe 26 e Gerdecit po ashtu dhe kerkojne drejtesi. Pra ne maje te ballkonit fliste Sali hajduti e vrasesi, ndersa ti na propozon qe Kryetari i Bashkise (i rivene ne postin e tij nga Kushtetuesja) qe akoma nuk e dime se perse e mbajne ne paraburgim ne kushte shtazarake, te flase nga dritarja e burgut? Ju bythelepiresit e shokeve te Argjites, vazhdoni edhe per pak kohe, po kur ky popull te cilit i ka ardhur ne maj te hundes, se shpejti do iu versulet atyre katnareve te Spakut e te gjejn vend e te futen, vetem ballkoni i Saliut mund t'i shpetoje se do i marrim zvarre si Cauceskun!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !:"-.!?,

          ....kurse nga dritarja e qelise do flase pronari i 800.000 euro breke , se vetem kaq ka guxim Spak te hetoje per te , kurse dosjet korruptive te medha te bashkise flene ne Spak......mos harro edhe Ardit Gjoklaj....

          Përgjigjjuni
      2. l
        llazi usa

        Altini dhe Olsi ti japin leje babit (Berisha) te udhetoj jashte shtetit, po per keta ndyrsira votoje populli qe te bejne drejtesi, turp

        Përgjigjjuni
        1. S
          Spak eshte me teper se monark ne Albani

          Ku eshte Rama, pse nuk mbledh urgjent Kuvendin bashke me vllaun e tij Saliun? Pse nuk miratojne se bashku me 140 vota nje ligj qe sjell brenda ligjit normal te qenit e Spak mbi ligjin? Po kane frike nga BE, kane popullin qe i zgjedh dhe mbeshtet. Por Rama eshte verbuar nga rrenat e BE se do na pranoje. Jo Rama jo, nuk ka BE per nji vend ku zot eshte Spak qe operon si gestapo. Shqiperia eshte cmendur! Monarkia e Spak-Gjkko duhet sanksionuar ne Kushtetute tone, mundesish brenda 2025.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Ciu

            Mosmiratimi i lejes nga pokuroret, me arsdyetim si drejtora burgu... hajde gallate

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gogi

              Tu vij turp keni mbyll nje person pa' gjygj dhe nuk i jepni te drejten qe i takon.

              Përgjigjjuni
              1. V
                V

                Zotrinj keshilltar,ti drejtohesh Dumanit dhe shefit te tij te jashtligjshmit prokuror Olsi Dados eshte sikur I je drejtuar Sali kermes,jan te njejtet.

                Përgjigjjuni
                1. U
                  U

                  Keni gabuar adrese zotrinj keshilltar,duhet ti drejtoheni Sali kriminelit.Akoma keni iluzione se Dumani-Dado jan te pavarur nga Saliu?

                  Përgjigjjuni
                  1. l
                    loni

                    Te drejten qe Erjon Veliaj te mare pjese ne mbledhen e keshillit bashkiak ja jep ligji. SPAK-u esht e bere si sigurimi i shtetit te kohes se Enver Hoxhes,se dhe ai pe demokraci fliste ''demokracia proletare demokraci e vertete'' dhe ku eshte ndryshimime ate regjim kur shelen ligjet dhe veprohet sipas qefit??

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xha Beqo

                      O koqet e SPAK-ut (Olsi Dado) , Veliaj eshte ne detyre me Vendim Gjykate, ju nuk e pengoni dot te kryeje detyren., dhe, mos e pengoni. Nuk e kuptoj pse Drejtoria e Burgjeve nuk e lejon ,kjo duke interpretuar Vendimin e Kushtetueses. Ato qe thoni kur jepet leje nga burgu, jane bll blla blla, nuk ka nevoje per lejen tuaj. Per SPAK-un :Nje fjale te urte "Te hyfte vetja ne qejf". Ne te s'emes do shkoni keshtu si po veproni.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Anna

                        Jeni ushtaret e dikujt tjeter,nuk ju interesojn aspak qytetaret dhe vendi juaj

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje