Vrau kolegun brenda në komisariat, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për ish-policin Ludjan Zaimin

17 Dhjetor 2025, 10:55Kronika TEMA
Vrau kolegun brenda në komisariat, Gjykata e Lartë lë në

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Ludjan Zaimi, i cili kërkoi prishjen e vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm më 25 janar 2024.

Zaimi u shpall fajtor për veprën penale të “vrasjes me paramendim të punonjësit të Policisë së Shtetit”.

Ai vrau me armë zjarri kolegun e tij, Caush Saliasi, më 23 maj 2022, brenda ambienteve të Komisariatit nr. 3 në Tiranë, pak para se dy oficerët e patrullës së përgjithshme të merrnin turnin.

Ngjarja ndodhi për shkak të bullizimit dhe konflikteve të vazhdueshme mes efektivëve në Komisariatin nr. 3.

Në shkallën e parë, Zaimi u dënua me 35 vite burg për veprën penale “vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit”, por Apeli e rikualifikoi në “vrasje me paramendim”, duke ulur dënimin me 5 vite.

Lini një Përgjigje