Gazetari Ferhati: Kërkesa e SPAK në Kuvend për Ballukut, nga inati se humbi në Kushtetuese

16 Dhjetor 2025, 21:20Kronika TEMA
Gazetari Ferhati: Kërkesa e SPAK në Kuvend për Ballukut, nga

Gazetari Eni Ferhati ka folur mbrëmjen e kësaj të marte në “Now” në Euronews Albania, me moderatore Erla Mëhillin, mbi kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, me qëllim ndryshimin e masës.

Ferhati tha se SPAK ka kërkuar, nëpërmjet një relacioni që sipas dokumentit do të mbahet sekret, heqjen e imunitetit të Ballukut.

“Ditën e sotme, në një mënyrë të beftë do të thoja, vjen menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ka ardhur në një moment të papritur, i cili më duket më shumë si një lloj inati ndaj vendimit të Kushtetueses. SPAK, duam apo s’duam, mori një lloj goditjeje ndaj qeverisë, le të themi. Kjo është një betejë që po merr përmasat e një lufte. Unë e shikoj veprimin e sotëm të SPAK si një veprim të ndikuar nga mllefi pas vendimit të Kushtetueses. Do ta mirëkuptoja këtë si një mjet ligjor për t’iu drejtuar Kuvendit. Ata do të kërkojnë, në bazë të një relacioni që do të mbahet sekret, ndryshimin e masës,” – tha Ferhati.

3 Komente

  1. b
    bah

    Nje palaço ne krye te spak qe nuk ka guxim te ngreje akuze ndaj vraseve te 21 Janarit e Gerdecit, por ben trimin me ata qe i besuan verberisht ketij personi me agjende politike rolin me te rendesishem dhe me apolitik qe duhet te egzistoje ne sistemin e drejtesise.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eri

      Po keta te kane denuar gjyshin e nuk te denojne te moj Bela.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Nje veprim tipik prej rrugacesh qe I duhet prere rruga. Kurre mos u futshim ne Evrope, por keto qelbesira shpellare te krimit, duhen frenuar se po bejne deme te shumta vetem si shenje besnikerie ndaj kriminelit non grata qe kreu krim shteteror ndaj shqiptareve.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje