Këshilli i Mandateve pritet të mblidhet të premten e 19 dhjetorit për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit, ku kërkon heqjen e imunitetit të deputetit të Belinda Ballukut, me qëllim arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Belinda Balluku, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, ministre dhe zëvendëskryeministre, është marrë e pandehur nga SPAK, nën akuzën për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal. Akuza lidhet me procedurën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
SPAK bën me dije se Balluku është gjithashtu person nën hetim për dyshimin e kryerjes së së njëjtës vepër penale në shtatë procedura të tjera prokurimi publik.
Mire vepron SPAK dhe Rama ka gabim qe mundohet te mbroje korrupsionin qe eshte bere mullar. Por dallimi ne veprimet e SPAK eshte thelbesor: Te lesh te lire kriminelin Berisha qe ka vrare njerez, aleatin e tij Fatmir Mediu qe hodhi ne ere jeten 26 njerezve ne Gerdec e milarda leke pasuri, eshte njefare trimerie e krisur, por qe do te thote se drejtesine e ka kapur Berisha dhe te gjithe prokurore e gjykates, jane shume te trembur prej tij. Keshtu po ia japin pushtetin nje krimineli qe te beje edhe nje here gallate duke vrare e prere shqiptaret qe enderruan nje drejtesi te vertete.