Abuzime me tenderët e AKSHI-t/ SPAK firmosi 8 masa sigurie, zbulohen emrat

16 Dhjetor 2025, 12:50Kronika TEMA
Abuzime me tenderët e AKSHI-t/ SPAK firmosi 8 masa sigurie, zbulohen emrat

SPAK ka lëshuar 8 masa sigurie për hetimet në lidhje me disa tenderë nga AKSHI dhe operacioni për ekzekutimin e këtyre masave po zhvillohet nga BKH, në mbështetje nga Policia e Shtetit.

Konkretisht mes personave me urdhër arresti janë zyrtarë dhe biznesmenë, që dyshohet se kanë përfituar tenderat.

Kështu për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësen Hava Delibashi është caktuar masa “arrest në shtëpi”.

Ndërsa për biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri janë caktuar masat “arrest me burg”.

Po ashtu në kuadër të operacionit të SPAK u caktua pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit për Erion Ismaili, zv drejtor i Policisë së Tiranës.

U caktua masa ndalim për të dalë jashtë vendit për Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta.

Hetimet lidhen me 12 procedura tenderuese të AKSHI-t, ku ka dyshimet se Mirlinda Karçanaj ka favorizuar kompanitë e Ermal Beqirit.

SPAK i akuzon për disa vepra penale: "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", "Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës", "Hegja e paligishme e lirisë", e kryer në forměn e veçanta të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", si dhe "Pastrimi i produkteve tê vepres penale".

Gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë marrë në pyetje 25 zyrtarë të AKSHI-t, që janë kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.

SPAK pritet që në vijim të ketë një deklaratë publike për mediat. Hetimet për këtë çështje kanë nisur një vit më parë nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, ndërsa masat e sigurisë janë marrë me vendim të gjyqtares Flojera Davidhi.

1 Komente

  1. Q
    Qyfyrexhiu

    Nëse hetimin e ka bërë DumDumani mendoj që nuk ka nevojë për hetime por të gjithë ti plasin në burg - me burgim të përjetshëm. DumDumani vetëm për 21 Janarin nuk i jep dot dum çështjes kur tmdhe bufi I pulave e di që urdhrin për vrasje e ka dhënë krimineli dhe vrasësi Sali Ram Shiqere Berisha. Këtë e dinë të gjithë.përveç DumDumanit që ka 15 vjet që nuk po e gjen dot.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje