Përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati, tre të arrestuar në Tiranë

16 Dhjetor 2025, 13:13Kronika TEMA
Përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati, tre

Policia e Tiranës këtë të martë ka vënë në pranga tre persona pasi kishin vënë lokalet e tyre në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Sipas raportimeve, është arrestuar pronari dhe punonjësi në lokalin në rrugën “Niko Avrami”, shtetasit B. H., 41 vjeç dhe R. K., 21 vjeç, si dhe administratori i lokalit në rrugën “Faik Kulla”, shtetasi E. G., 26 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve në lokale dhe subjekte të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së tyre për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, konstatuan se në 2 lokale, viheshin baste sportive, me celularë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, kontrollet kundër kësaj veprimtarie, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje